Pacolli si Nano, rend për "katharsis" në bazë sa herë që nuk i plotësohen tekat

Postuar në 19 Janar, 2013 08:00

 

Behgjet Pacolli, ka dhënë një shembull sesi politika shqiptare e përdor shantazhin me emrin “luftë korrupsionit” të premten, kur, gjatë një takimi me mbështetës të tij në Kamenicë, edhe pse mban postin e Zëvendëskryeministrit të Parë të QEverisë Thaçi, ai tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë kapluar çdo sferë të jetës në Kosovë, raporton gazeta Express. Shpërthimi i Liderit të AKR’së erdhi një ditë pasi zyrtarë të PDK’së nuk i trajtuan seriozisht kërcënimet e tij se do të dalë nga Qeveria nëse nuk i kthehet Ministria e FSK’së.

“Nuk kemi arritur që të luftojmë dukuritë e këqija - korrupsionin që ka kapluar çdo kënd të Kosovës, çdo kënd…”, ka thënë Pacolli dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ta dënojnë këtë qeverisje.

“Nëse nuk jeni ju, të cilët i jepni grushtin e fundit, atëherë nuk di kush”, ka pyetur Pacolli.

Rasti Pacolli të kujton pak lëvizjen për katarsis të Fatos Nanos. Por, mësimi i katarsisit të Nanos, ishte se rendja për ndihmë drejt bazës duke kërkuar “pastrim” mund të ndodhë vetëm 1 herë. Baza, ndryshe nga ç'mendojnë, nuk është kope delesh. K.C.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Hmmmm, po baza e PD-se ca eshte atehere? Po baza PS-se qe mban ne krye nje kryetar qe vetem humbet ketu e 8 vjet?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.