Pëllumb Kulla: “Votoni, votoni, votoni! Po nuk votuat, ditshi Zotin, mos u ankoni më!”

Postuar në 19 Qershor, 2013 06:47

Teza për të shkuar në votime, e për t’i vënë një kryq fletës së votimit, nuk ka gjasa që të ketë mbështetës në datën 23 qershor, por ajo ka provokuar shumë vetë, që në këto rrethana nuk kanë përtuar ta thonë të tyren. Vetëm sot  ishin tre intelektualë publikë që ecën kësaj ane. I pari ish Zef Brozi, për të cilin bëmë shënimin me titull “Zef Brozi nuk mungon me apelin e tij para 23 qershorit: shqiptarë, ndahuni nga e keqja!” Pastaj është Çapajev Gjokutaj, që ka bërë një shkrim për Mapon, të cilin e nis me ca konsiderata prej gentleman-i për Lubonjën, për t’u fokusuar më pas tek teza e “abstenimit aktiv” që ka mbrojtur ky i fundit. Dhe Gjokutaj nuk bie dakord me këtë tezë (mund ta lexoni të plotë në shkrimin që ia kemi publikuar dhe në këtë sit me titullin “Trillani Saramago dhe sendërgjia e votës me kryq”).

Tjetri është Pëllumb Kulla, dramaturgu e shkrimtari i njohur, që kish dërguar një shkrim për publikim në gazetën Dita. Dhe shkrimin e niste në këtë mënyrë: “Ata që ftojnë për të mos shkuar në qendrën e votimit, apo për të vajtur atje e për ta prishur fletën e votimit, bashkohen në dëshirën për një tërmet shkatërrimtar dhe shërues në botën e politikës shqiptare paskomuniste. Që të dy propozimet janë të parealizueshëm... A mundet en bloc populli shqiptar t’u tregojë derëdaljen klasës aktuale politike. Natyrisht, jo.

Bojkotimi i pjesëshëm, nuk bën gjë tjetër veçse favorizon qëndrimin në pushtet të një formacioni politik nga më të degraduarit në historinë kombëtare. Prandaj nëse ky popull i stërlodhur dëshiron që të shërojë një shtet të sëmurë rëndë, duhet të vrapojë drejt kutive të votimit, të votojë në mënyrë sa më korrekte, pa lënë mundësi që vota të lexohet turbull apo të interpretohet pavlefshmërisht.”

Dhe e mbyll me thirrjen: Votoni, votoni, votoni! Po nuk votuat, ditshi Zotin, mos u ankoni më!

Shkrimin e plotë të Kullës mund ta lexoni në linkun http://gazetadita.al/kur-nuk-voton-nuk-ke-te-drejte-te-psheretish/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Vinny (not verified) on

Pse duhet te votoj, kur nuk ndjehem i perfaqesuar nga asnje force apo person politik? Madje jo vetem qe nuk ndjehem i perfaqesuar por me vjen turp qe keta flasin te njejten gjuhe me mua. Pse u dashka te votoj per keta individe perfaqesues te X e Y force, ku vetem pamja e tyre me ngjall neveri, kur oratoria tyre me fyen. Pse u dashka te votoj atehere kur asgje absolutisht asgje nuk ka per te ndryshuar çfaredo qe te ndodhe?

E di per çfare do votoja me kenaqesi; qe gjithe kjo maskarade me ne krye qytetarin/fashatarin/studentin etj te mbaroje sa me shpejt, TV te lerohen nga keto fytyra te urryera, rruget e sheshet te lerohen nga ngjyrat dhe sloganet injorante te ketyre forcave politike, dhe gjithçka te kthehet ne nomalitetin tone anormal, ku ata ne krye do rinisin te vjedhin dhe une ne fund do paguaj. Kjo ska per ta ndryshuar kurre! Une mendoj se qe ju qe i shtyni njerezit te votojne pa ditur se çfare votojne jeni po aq fajtore sa ata qe mashtrojne neper ekrane e sheshe. Ju zoterinj nuk duhet te beni zë. Historia ka treguar qe gjithmone keni qene gabim!

Submitted by Anonim (not verified) on

Raca jote na dalka me e mira ne bote? Navash se mos rrezohesh ne kete mendjemadhesi

Submitted by Dardan (not verified) on

Duket mire ne pamjen e parë por pas pak sa shumë me dogëndisin këto përpëlitodërdëllitje të Pëllumb Kullës. Sa kollja e bën rreshtimin!

Submitted by Njerez ne politike (not verified) on

E kuptoj Kullen, ne mesazhin e tij, dhe sigurisht ka te drejte,

por ja qe sikur ndjehem i prekur ne shpirt, teksa lexoj Vinny, dhe me duket se jam edhe shume si ai...

Se keta funderina nuk mbarokan kurre ne ate truall, asnjeri nuk me perfaqeson, shprehet Vinny me miresjellje te levdueshme...

dakord, shton tjetri, por a nuk eshte turp qe ne kujdesemi ta presim Salen si Stalinin, me temena ndaj pushtetit dhe moshes se tij?! Kujt iu falka te bisedoj me Femijet gjera qe nuk guxon t'i bisedoje me te Rriturit?

Ne rregull, shton Vinny, ju shkoni, votoni, por une nuk shkoj, dhe nuk rri dot pa ju kujtuar se gjithnje keni/kemi gabuar, dhe jemi kujtuar me vonese se...e keqja e madhe ka qene e vogel dikur...!

Pastaj, e kuptoj Kullen, por jane ca si-intelektuale te tjere qe e shpallin voten vetem kur kanadari anaon majtas fare, si ta bashkoj voten time me ata une, qe dua Shqiperine Normale, te kuqe jo e jo, ta marre e mira...dhe si nuk mabruan keta te kuqte qe vetem ata qenkan te gatshem tae konkurojne, dhe ne nuk paskemi te drejte vecse te votojme vetem per ta...

Me lini se paku te mos votoj, hengçi koken e njeri tjetrit, o Zot!

Pra, mire beni qe i thoni, te gjitha, te gjithe, secili te bej veten...

Sigurisht qe do te dalim serish te humbur e serish te zhgenjyer, keshtu qe s'ka pse grindemi me njeri tjetrin!

Submitted by A (not verified) on

Po sa pesimistë që jeni më, kush tha që do të dalim sërish të zhgënjyer e të humbur. Njeriu, shpreson, mendon dhe vepron për më të mirën, dhe veprimi është i tillë, nuk mund ta quash mosveprimin veprim. S'jemi as në Afrikë që të jetë gjithë ky pesimizëm, gjërat më mirë do të bëhen për vet pozicionin gjeografik ku jemi, puna është sa shpejt do të vijë më e mira.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.