Olldashi sulmon LSI-në; dhe thotë: “Unë lodër në duart e Berishës? Berisha nuk funksionon kështu”

Postuar në 05 Korrik, 2013 05:20

Në intervistën që Olldashi, një nga kandidatët për kreun e PD-së, i ka dhënë Fevziut në programin Opinion, bëri përshtypje sulmi që ai i bëri LSI-së dhe Metës. Olldashi pretendoi se këtë gjë e ka bërë dhe përpara zgjedhjeve, por kronika politike nuk ka të regjistruara gjeste të tijat mospajtimi me LSI-në. Ndërsa mbrëmë, Olldashi ish “i pamëshirshëm”: “Kemi përballë dy formacione politike, njëri [PS] që është një formacion destruktiv, të paktën dy vitet e  fundit është sjellë si i tillë, dhe më pas kemi një formacion [LSI] që nuk ka asnjë lidhje me politikën, është një çetë financiare”.

Më poshtë: “Është një çet parash… LSI-ja nuk është formacion politik, është një çetë parash”.

Ra në sy që, në përgjigje të pyetjes se “a do të jetë kryetari i ri një lodër në duart e Berishës?”, Olldashi nuk nxorri garanci veten, por Berishën: “Nuk mund të ndodhë, pasi Berisha nuk funskionon kështu. Me të debatohet lirshëm.”

Intervista e reduktuar mund të gjendet në linkun http://mapo.al/2013/07/05/olldashi-humbem-se-nuk-sulmuam-lsi-kreu-i-ri-duhet-me-kolegjial-se-berisha/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.