Olldashi: po të isha unë gjykatës vendimi për Metën do të kishte qenë ndryshe (në lidhje me 'bllokun')

Postuar në 18 Korrik, 2013 16:10

I ftuar sonte në emisionin Top Story të Sokol Ballës në TCH, Sokol Olldashi nuk ka dashur të përveshë mëngët ‘personalisht’ me Bashën. I pyetur nga Balla për posterat e Bashës në Kukës, ku ai figuronte mes Berishës e Hajdarit, Olldashi fillimisht u shpreh “se nuk më duken si postera të bërë nga Luli” dhe pavarësisht se Basha iardhur vonë në PD as që e ka njohur personalisht Hajdarin, e mbrojti rivalin duke thënë që “nuk nevojitet njohje personale për të njohur vlerat e Hajdarit.”

Përballë një paneli gazetarësh, Olldashi përmendi De Golin e Churchillin, të rikthyer në politikë edhe pas humbjes me vota për të përcjellë idenë se Berisha nuk ka pse të largohet përfundimisht nga politika, nëse votohet.

Në raport me Islamin, deputetin “punist” në radhët e PD, ai ngulmoi tek nevoja për të mbajtur një spektër plitik të djathtë, edhe pse vlerësoi se Islami vjen nga një opozitë.

I pyetur nëse, si Islami, troket në derë edhe Meta, Olldashi tha se “e pranojmë, por pa bllok. Por, ai [Meta] nuk mund të rrijë pa bllok”. Olldashi tha se pafajësinë nuk ia dha PD, por gjykata, dhe se po të ishte vetë gjykatës do të kishte marrë një vendim tjetër për Metën. “Instikti im prej gazetari më bën të besoj se kishte bllok [pavarësisht vendimit të Gjykatës që bllok nuk kishte]” tha Olldashi.

k.c.

Comments

Submitted by ervin (not verified) on

Duket qarte se ne menyre te nenrrogozte faqja juaj sponsorizon mediatikisht fitoren e Olldashit qe ne raportet politike eshte perfaqesues i krahut opozitar radikal. Kush eshte arsyeja e vertete pertej hamendsive te qarta te cilave ju u lini shteg dashurpadashur.

Submitted by anticensurë (not verified) on

xhade,ju vërsule dhe muç nanaos tashti??

stë mjafton mero??

Submitted by AnonTr (not verified) on

Degjo ketu ti Z.Olldashi. Baca e ka than qe ishte cimke.Ishte video e montum.Ban mir me i degju fjalet e baces.

Submitted by tili (not verified) on

Olldashi ka folur qarte dhe drejt.Mafia fiton por vjen nje dite qe kapet o djema.Si olldashi dhe Luli jane djem qe e meritojne dhe sia vlen te ziren tju bejne qejfin mafiozeve do dijne ta kalojne duke qene bashke gjithnji demokracine komunistet nuk do e coptojne.

Submitted by bledi ne greqi (not verified) on

Kujdes o Olldash se delja qe ndahet nga tufe e uqve e ha tufe cakejve, prandaj mos na be te ndershmin dhe mba ate kryetar grupi qe te jep ujku plak dhe boll u mbure se mban kembore poshte e perpjete, se do beje gjemen ne 21 janar, mos dha urdher Lulja ne 21 janar, komandonte vete kryepsikopati . Dhe ju jeni te gjithe para tij nje tufe delesh qe s'beni dot nje hap pa te dhe flet per moral delja dhe lulja s'keni lene me pa vjedhur keto 8 vjet.Lajme do te jete c'do bejne keta qe do qeverisin me ju . Po nje gje eshte e sigurt nese Rama  ndeshkon korupsinin dhe krimet e Berishes Shqiperia do hyje ne rugen e duher

Submitted by Dritan (not verified) on

Olldelja po flet.

Po mire mo injorant, kur i kishit te gjitha ne dore me gjykata etj, pse nuk e bete ate qe po thua do beje sikur te ishe filani fisteku??????

Submitted by bbb (not verified) on

Per punen e gjgygjit te Metes e tha mendimin e tij. Dmth tha se Meta ka vjedhur dhe se nuk ish montim. Duket se e ka nje fare karakteri...nuk eshte leng groshe

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.