Obama në Gjermani, fjalim si Kenedi, por edhe rezerva të Merkelit ndaj programeve kibernetike dhe survejimeve

Postuar në 19 Qershor, 2013 09:55

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka mbërritur në Berlin për një vizitë,  e cila vjen menjëherë pasi liderët e G8 mbështetën thirrjet për mbajtjen e bisedimeve për paqe ndaj Sirisë, në Gjenevë, “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo është vizita e parë e Obama-s në Berlin si president i Amerikës,pas atij të 50 vjetëve më pare, që tha në fjalimin e famshëm  të tij :“Ich bin ein Berliner” (Unë jam berlinez).

Në fjalimin e tij në Portën e Brandenburg-ut, Obama pritet të flasë, krahas të tjerave edhe për programet kibernetike dhe të survejimit, ku, me sa duket, Kancelarja Merkel, e cila do të angazhohet me votimet e muajit shtator, do të kërkojë “më shumë transparencë” në lidhje me programet e survejimit amerikan të internetit dhe telefonave, problem që shpërtheu javën e kaluar.

Kreu i agjencisë amerikane të spiunazhit elektronik, gjeneral Keith Alexander, tha të martën se programet kanë ndihmuar të pengojnë 50 sulme terroriste, që prej 2001-shit. Merkel thotë se shërbimet sekrete duhet të luftojnë terrorizmin, por kjo “kjo gjë duhet të jetë proporcionale”.

Zh.

Comments

Submitted by Anton (not verified) on

<p>Si ka mundesi qe te paafte te tille marrin pare nga Sorrosi dhe shkruajne brockulla te tilla? Cdo te thote paragrafi i pare? Beni klientin kryeminister dhe mos u merrni me ngjarjet nga bota se skeni takat. As me perkthy nuk dini.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.