Një reflektim me pikëpyetje mbi historinë e policisë shqiptare

Postuar në 13 Janar, 2013 11:21

 

Në 100 vjetorin e Policisë së Shtetit, Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm mbajtën fjalën e rastit.

Duke u përsiatur në korridoret e historisë, Ministri Noka theksoi se rrugëtimi i Policisë së Shtetit drejt standardeve më të larta Europiane kaloi nëpër disa etapa, citon Balkanweb. 
“Pjesa më e errët e historisë së organit të rendit, tha më tej ai, ishte periudha e diktaturës, ku policia nuk ishte më në shërbim të komuniteit, por ishte armë në duart e diktaturës. Më tej, vijoi Noka, ndryshimi i sistemit bëri të mundur që policia të rikthehej në shërbim të qytetarit dhe në 1995 të nisi fluturimin e saj drejt standardeve europiane, dhe falë kësaj policie, u realizua dhe ëndrra e një shekullore e shqiptarëve për lëvizjen e lirë”, nënvizoi Ministri i Brendshëm. 

Në fakt, lëvizja ka qenë e lirë para 100 vitesh, e, dhe ca më vonë. Madje dhe, në diktaturë, policia ishte në shërbim të komunitetit. K.C.

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Pas vitit 1990 policia u transformua dhe u vu ne sherbim te qytetarit. Tani kemi me shume police. Disa dalin ne rruge dhe na kerkojne para ne vend te gjobes. Iu nevoiten. Tani kemi police qe me makinat e shtetit&nbsp; ujisin plantacionet e droges ( ne lazarat). Tani policet jane shume te lidhur me popullin, sidomos me boset e droges e prostitucionit. Marrin shume para prej tyre. Iu nevoiten. Pjesa me&nbsp; e madhe e policeve na ndihmojne ne rast se dikush na sulmon per te na vrare apo grabitur. Thuajse te gjithe policet marrin qendrim gatitu dhe nderojne me dore sa here para tyre kalojne kapobandat e qytetit.ata veprojne me efikasitet dhe guxim. Kaq e perkushtuar eshte policia ne mbrojtjen e jetes se qytetareve, sa qe edhe kur e vrane komisarin e policise se shijakut, shoket e tij nderhyne duke shtyre komisarin dhe, pas vrasjes se komisarit, i thane vrasesit &quot; ik se nuk e dime kush je ti&quot;. Policia sot eshte e afte. A e pate rastin kur nje bandit vrau (sa?) Kater oficere policie njeheresh para kater vitesh dhe ende nuk eshte denuar? Ne saje te policise se sotme e cila eshte ne sherbim te komunitetit, kemi nga tri vrasje cdo dite. Shumica e autoreve ikin ne drejtim te paditur. Kjo eshte policia qe na duhet. Eshte policia e berishes dhe e ndokajve. Ajo ka edhe nje funksion te pjesshem: te ndihmoje ndoken dhe berishen ne zgjedhjet e qershorit per te futur ndonje flete votimi ne kuti ( kur fleten e votimit e merr era).</p><p>Se cfare policie kemi mjafton te shohim se minister i saj eshte nje halabak si flamur ndoka dhe zevendesministra individe te tille si ndoka ( nard ) e poni. Kaq mjafton.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.