Një këshillë nga një lexues i Respublicas: “kur t’jua blejnë votën...”

Postuar në 30 Maj, 2013 03:56

Një lexues i Respublicas, publikon prej disa ditësh në komentet të njëjtin tekst “si të mbrojmë pjesërisht votën”. Përpjekja për të krijuar një ndërgjegjësim është e lavdërueshme, edhe me koston e përsëritjes së vazhdueshme të të njëjtit tekst deri në bezdisjen e komentuesve të tjerë në sajt. Duke u simpatizuar me shqetësimin e lexuesit, po ia ripublikojmë në seksionin e “lajmeve” sugjerimin e tij.

Nëse dikush ju kërcënon për votën ose kërkon tua blejë, mund të veproni kështu:

1) Nëse u kërkojnë që të fotografoni fletën e votimit, bëni një foto me votën në kuadratin që ata duan.

Pastaj vendosni kryqe edhe në disa kuti të tjera. Kështu vota juaj do të anullohet.

2) Nëse u japin një fletë të plotësuar e u kërkojnë atë që do të merrni në vendin e votimit bosh. Përsëri vendosni në fletën që u kanë dhënë disa kryqe në disa kuti. Kështu vota juaj do të anulohet, dhe i dërgoni fletën bosh puçistëve.

Kush dëshiron mund të shkruaje edhe diçka në fletën e votimit. P.sh., se cila parti e kërcënoi apo e pagoi, dhe e detyroi që të anulonte votën.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Vijme e perfundojme ne variantin e Lubonjes: Duke vene kryqe qe te mos na vjedhin. Veme kryqe per te yshtur djallin...

Submitted by skelari migrues (not verified) on

jo, ky variant te pakten i heq votat dhunuesit, ne pamundesi qe te shkoje tek preferenca e vete...prapeseprape ndihmon ne rezultatin pozitiv te partise se vete te preferuar.

Submitted by Dardan (not verified) on

shume e drejte qe shkrimet per mbarvajtjen e zgjedhjeve dhe rrezimin e fashizmit gjakatar berishian te ribotohen dhe te shkruhen e te rishkruhen por edhe te punohet nga Fronti  i Clirimit dhe i Rilindjes Shqiptare per sqarimin e atyre dhjetra mijrave qe nuk kane mundesi ta dijne se si te mbrohen nga presioni i Bajlozit Sali qe ka 23 vite qe po cfaros djemte dhe vajzat shqiptare dhe po djeg krahina te tera me keq se Bajoli i legjendes se Gjergj Elez Alise.

Submitted by krikrak (not verified) on

Ky duhet ber spot publicitar!! Sduhet len thjeshte me nje shkrim ne internet! Shum prej atyre qe e hane kete presion,jane njerez ne periferira te shqiperise,qe nuk e kane luksin te merren me internet. Uroj qe media te bej dicka per kete pike.

Submitted by Anonim (not verified) on

DUHET BERE PATJETER SPOT PUBLICITAR. DO SHKATRRONTE VOTAT E VJEDHURA ME DHUNE DHE DO ISHTE DENONCIM PER KETE REALITET VJEDHESH VOTASH DHE DINJITETI

Submitted by Anonim (not verified) on

Bard ka te drejte.

Vetem nje keshille. Votoni ate qe deshironi dhe beni kallzim penal kundrejt atyre qe ju kercenojne. Nese kundrejt nje personi mblidhen disa kallzime prokuroria duhet te vihet ne veprim. Gjithashtu nese pas votimit ju pushojne nga puna dhe ju keni bere kallzim atehere mund ta perdorni perballe te gjitha shkalleve te gjykatava... deri ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strazburg si prove qe po ju shkelin nje te drejte themelore tuajen dhe do te merrni te drejte.

Filloni te beheni evropiane akoma pa hyre ne evrope, mos kini frike nga drejtoret e pushtetaret. Menyra me e mire per ta mbyllur nje here e mire kete kapitull eshte te mos i perkuleni dhe te votoni ate subjekt, person ose alternative qe ju deshironi.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Me ne fund "fideli" duhet te jete i kenaqur, Respublica e beri lajm komentin e tij te perseritur dhe beri shume mire. Duhet bere spot, jam dakord.

Submitted by Ermir (not verified) on

Te votoje njeri qe ne mengjes heret dhe te shperndaje foton ne internet, ku gjithkush mund ta shkarkoje dhe ta tregoje si foton e tij qofte kur i kerkohet ate dite dhe qofte me pas. Tjetra,shenja mund te behet me stilolaps me gome, fotografohet fleta dhe pastaj fshihet  duke  shenjuar per partine qe deshironi.

Submitted by hapi (not verified) on

Po nuk votuan njerëzit, sa legjitimë janë që të dalin e tu kërkojnë llogari politikanëve dhe tu kërkojnë zgjedhje të ndershme? Po të votosh një parti a politikan kjo ta shton të drejtën për ti kërkuar llogari, nuk ta heq.

Po nuk ja dhe askujt votën tënde mos u qaj se je i papërfaqësuar.

Ca e kanë kuptuar pak shtrembër demokracinë...

Submitted by PikePyetja (not verified) on

Ta shperndajme sa me shume! Nje iniciative per tu lavderuar ne kushtet e nje diktature!

Submitted by hason leshi (not verified) on

une do votoj, por do vizatoj nje organ te madh gjenital mashkullor, te pakten do qeshim ne skanerat online!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.