Një histori e pabesueshme nga Rripi i Gazës. Që ka për personazh një doktor

Postuar në 17 Korrik, 2013 14:30

Izzeldin Abuelaish është një doktor palestinez, gjinekolog, 57 vjeç, mysliman praktikant, ka shkruar një libër që është përkthyer në 23 gjuhë të botës. Libri titullohet “Unë nuk do të urrej”, dhe ka natyrë autobiografike. Libri është një best-seller ndërkombëtar. Obama e ka cilësuar Abuelaish-in një shembull për të tjerët në Palestinë. Parlamenti belg e ka cilësuar Martin Luther King-un e Lindjes së Mesme. Të tjerë e kanë zgjedhur disa herë si kandidat për çmimin Nobel për Paqen.

Dhe këto vlerësime nuk vinë thjesht prej librit, por në radhë të parë prej forcës së tij. Në vitin 2008 i vdes gruaja nga leucemia, dhe një vit më pas, izraelianët i bombardojnë shtëpinë në Rripin e Gazës, dhe aty gjejnë vdekjen tre vajzat e tij, Bessan, Mayar e Aya, dhe një mbesë. Nuk kërkoi kurrë hakmarrje, nuk rendi drejt gjesteve të dëshpëruara, nuk demonstroi urrejtje. Përkundrazi. Për ushtarin që ka qëlluar me mortajë shtëpinë e tij, mendon se “në ndërgjegjen e tij ai është ndëshkuar, tanimë. Një ditë do bëhet baba, e atë ditë do ta kuptojë ca më shumë atë që ka bërë”.

I intervistuar nga il Corriere della Sera, tregon atë që ndodhi atë ditë, kur ia morën vajzat nga kjo jetë, dhe veçon një detaj. “Atë ditë i telefonova një miku, një izraeliani. Quhet Shlomi Eldar, është gazetar në TV. Ai ish duke dhënë lajmet, dhe pati guximin t’më rimerrte në telefon, në mënyrë që unë ta tregoja vetë atë që më kish ndodhur. Dhe kështu, të gjithë në Izrael morën vesh ngjarjen nga goja ime, gjë që është e rrallë atyre anëve.”

Po me ekstremistët si i bëhet? “Ekstremistët janë një pakicë”, thotë i sigurtë.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>&ldquo;Ekstremistët janë një pakicë&rdquo;, por bajne zollum si te ishin shume.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>(deleted)</p>

Submitted by Bekimi (not verified) on

<p>@Paul Tedeschini!<br />Kur nuk e shikon ekstremizmin tek ata që i kanë shkaktuar kaq tmerr këtij njeriu kaq të madh (deleted)! (deleted) është justifikim i gjenocidit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.