Një grua nudo dhe dy burra që komentojnë trupin e saj – është ky një program TV për në prime time?

Postuar në 03 Maj, 2013 08:57

Në kanalin televiziv public DR2 të Danimarkës, në prime time (intervali kohor më i ndjekur, dmth nga ora 21 deri 23), muzikanti i njohur i jazz-it Thomas Blachman po drejton një program që ka provokuar shumë vetë. Programi është shumë i thjeshtë: “Moderatori, vetë Blachman-i pra, fton për çdo herë një burrë vip, e vë atë të ulet pranë tij, dhe pas pak në studio shihet të hyjë një femër e mbuluar nga një peignoir (diçka si peshqir dushi), që vendoset përballë tyre. Në harkun e disa sekondave ajo e lë peignoir-in të bjerë, dhe zbulohet krejt përpara dy meshkujve, të cilët qysh nga ky moment zënë e komentojnë trupin cullak të femrës. Herë pas here i thonë asaj të kthehet pak në profil, pasi duan t’i shohin gjoksin, apo të kthehet nga ana tjetër, ngaqë duan t’i shohin të ndenjurat, e ndërkohë vijojnë me komentet e tyre të shpenguara.

Ky spektakël ka marrë shumë kritika dhe është konsideruar maskilist e seksist, por vetë autori ka mbetur pa gojë nga ky reagim. “Trupi i femrës ka etje për fjalë, për fjalët e një burri”, thotë ai. Dhe shton: “Unë po ju jap juve diçka që s’e keni parë më parë. Mos e kafshoni dorën që ju ushqen”.

Programin e ka mbrojtur dhe producentja, Sofia Fromberg, e cila citohet të ketë thënë: “Në program janë burrat që flasin për trupin e një gruaje. Dhe flasin ndershmërisht. Ku është e keqja këtu?”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Ashtu si tha ambasadori holandez me rastin e nderrimit te kurores mbreterore qe &quot;ne jemi 100 vjet para jush ne kete sens&quot;(ate te demokracise dhe rrotacionit te pushtetit). Ne Danimarke besoj se jane edhe 20 vjet para portokallinjeve persa i perket tabuve .&nbsp;</p><p>Kur salibanet e kishin te veshtire te kuptonin dhe skandalizoheshin me faktin qe ne nje plazh nudo mund te shfaqesh nudo eshte e tepert dhe retorike shtrimi i nje argumenti te tille. Eshte njelloj si t&#39;i mbushesh mendjen nje talebani qe nuk perben problem fakti qe nje femer mund te beje plazh me rroba banjo...... Sidoqofte duhet te jemi optimiste pasi rrugen nga &nbsp;Kabuli ne Tirane e kemi kaluar edhe pse teper e gjate dhe e pashtruar. Na mungojne &nbsp;dhe 1500 km deri ne Kopenhagen... qe per fat i ka shtruar Saliu.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Po mor Artur ky është mentaliteti ynë fatkeqësisht 75%&gt;25%</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.