Një dritëzë (e rastësishme) mbi realitetin e shoqatave të grave

Postuar në 17 Korrik, 2013 15:28

Sot, disa gazeta (Tema, Shqiptarja.com dhe Panorama) kanë sjellë në vëmëndje një ngjarje thuajse banale – sherrin mes një drejtueseje të një shoqate grash (Sevim Arbana, majtas në foto) dhe atë të një punonjëseje të saj (Manjola Stefani, djathtas në foto).

Ngjarja, mori përmasa, sepse 2 gratë kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë, ndërsa janë një shoqatë që supozohet të mbrojë gratë nga dhuna (Në Dobi të Gruas Shqiptare).

Reagimi i Znj. Arbana ka qenë mjaft agresiv, dhe sipas Temës ka thënë:

“Autorja e shkrimit është një person që lufton me gjithë mjetet e duhura Sevim Arbanën përmes; shpifjeve, shantazheve, peticioneve, deklaratave. Kur nuk ja doli, përdori aktin e fundit; median që e zotëron me dy personat e saj të afërt. Këto janë thjesht baltosje, të një media të paguar e të shpifur, që nga klanet e saj ajo pranon ta bëjë të bardhën të zezë e të zezën të bardhë”.

Më tej, Arbana sulmon autoret e shkrimeve (që kanë rastisur femra) duke thënë:

“Përsa i përket profesionalizmit në fletushkat tuaja të pashitura, e pakta që mund të bënit, të shkonit në prokurori për të marrë deklarimet”, vazhdon ajo, duke sqaruar se me punën e saj ka ndryshuar jetën e 5 mijë njerëzve dhe mijëra gra të tjera janë marrë nën trajtimin e stafit të saj. Shoqata “Në Dobi...” ka fituar qindra projekte në këto 20 vjet ekzistencë.

 “E adhuroj median kur thotë të vërtetën e jo kur pështyn. Do doja të merresha me ju, po s’ia vlen në këtë vend të ndyrë, kur njerëz si ju e shumë të tjerë, nxijnë dhe atë që ndriçon,” thotë më tej Arbana.

 

k.c.

 

Shkrimi mbi ngjarjen këtu:

http://www.panorama.com.al/2013/07/17/perplasje-ne-shoqaten-qe-mbron-grate-punonjesja-sevim-arbana-me-dhunoi-fizikisht-ne-zyren-e-saj/

Këtu:

http://www.shqiptarja.com/home/1/arbanae-verteta-e-sherrit-ne-shoqate-me-hodhi-goten-ne-fytyre-167645.html

Dhe këtu:

http://www.gazetatema.net/web/2013/07/16/marrin-para-per-te-mbrojtur-grate-e-dhunuara-kacafyten-vete-drejtueset-e-shoqatave-te-grave/

Reagimi i Sevim Arbanës këtu:

http://www.gazetatema.net/web/2013/07/17/sevim-arbana-ky-eshte-nje-vend-i-ndyre-ju-jeni-nje-fletushke-e-paguar-qe-baltos-nje-fanar-ndricues/

Comments

Submitted by Mika (not verified) on

Sevim Arbana ka nje vile ne Durres qe kushton te pakten 300.000 euro. Ku ti kete gjetur leke valle? Eshte nje hajdute spektakolare dhe njeri komplet pa afte.

Submitted by Steeven (not verified) on

<p>Kur ka patur Sevimi mend qe te kete tani? Ne fakt nuk eshte se i mungojne por i ka ne nje vend sekret.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.