Ngjela shpjegon se pse Berisha vuan nga sindromi i Gjergj Elez Alisë

Postuar në 01 Qershor, 2013 08:00

“Berisha vuan nga sindromi i Gjergj Elez Alisë”, deklaron gjysmë me të qeshur e gjysmë me të ngjeshur avokat Ngjela. Gjysma “me të qeshur” mund të thuhet ngaqë batuta u lëshua gjatë emisionit fiks Fare, ku avokati ishte i ftuar. Por, argumentimi i tij është mjaft serioz.

“Është hera e parë [që del vetëm nëpër fushata], por unë e njoh, tani e ka kapur sindromi me sa shoh unë, se nuk i flet as dhe një njeriu, nuk takohet me njeri, me stafin fare vetëm sa i ka marrë si kukulla mbrapa, flet të njëjtat gjëra.  Po ka marrë shumë fuqi përpara, e ka kapur sindroma e Gjergj Elez Alisë. (me të qeshur) Mendon se do ta nxjerrë vetë lojën. Po e projekton ai [Bajlozin], Bajlozi, ne opozita! Ai tani dhe në darkë i flet gruas, vajzës, i lajnë plagët ato... njësoj, njësoj... të nesërmen merr topuzin, ai ësëht në sindromën e Gjergj Elez Alisë, do ta fitojë apo jo, nuk e di. Po unë them që nuk ka për ta fituar...” u thotë Ngjela Saimirit dhe Doktorit.

Më pas, shton se mes Gjergj Kastriotit dhe Gjergj Elez Alisë, ai di për përrallë Kastriotin dhe për të vërtetë Gjergj Elez Alinë!

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.