New York Times: “Me grushtin e shtetit në Egjypt është zhvleftësuar demokracia; dhe kjo mund të ketë pasoja”

Postuar në 05 Korrik, 2013 07:04

Autori i editorialit të sotëm me titull “Demoting democracy in Egypt – Zhvleftësimi i demokracisë në Egjypt”, në gazetën New York Times, shfaqej i shqetësuar, ngaqë tash e tutje ka rrezik që partitë islamike në rajon ta prishin paqen me demokracinë. Ish një paqe e brishtë që ish vendosur prej ca kohësh, dhe editorialistët e Washington Post-it kanë frikë se me grushtin e shtetit i është dhënë një grusht kësaj paqeje të supozuar. E gjitha kjo që ndodhi do t’u japë argument radikalëve dhe ekstemistëve që të vijojnë me kauzën e tyre të dhunës. Këta të fundit kanë besuar e besojnë se dhuna, jo demokracia, mund të sjellë ndryshimin, dhe në këtë pikë, në editorialin e gazetës së famshme amerikane citohet një nga krerët e Al Qaeda-s, Ayman al-Zaëahri të ketë thënë: “Ta shpifin ata mijra myslimanë të gënjyer, që vihen në radhë e presin me orë të tëra t’u vijë hera për të votuar, në një kohë që do duhej të viheshin në radhë në luftë për çështjen e Allahut”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.