A mos po vdes geni shpikës i njerëzimit?

Postuar në 12 Janar, 2013 05:02

Në kohën që ne jemi të rrethuar nga teknologjitë dhe dikush u mërzit se televizorët 3D në ofertë në një dyqan në Tiranë kishte mbaruar, mund t’ju vijë si e papritur që disa tipa në Silicon Valley, një nga qendrat teknologjike të botës,  mendojnë se shkalla e inovacionit ka rënë, madje ajo po zvarritet prej dekadash. The Economist i kushton një artikull të gjatë pyetjes, se a mos vallë “makineria shpikëse“ e brendshme e njeriut ka pushuar së punuari?

Peter Thiel, një themelues i PayPal, kompaniq ë siguron pagesat nëpërmejt internetit, si dhe një nga investitorët e parë të jashtëm të Facebook, thotë se novacionet në Amerikë janë "në vështirësi, në mos të vdekura". Inxhinierët në të gjitha fushat, ndajnë ndjesi të ngjashme zhgënjimi. Dhe një grup i vogël por në rritje i ekonomistëve besojnë se impakti i shpikjeve të sotme në ndikimin ekonomik jnaë nj kopje shumë e zbehtë në krahasim me ato të së kaluarës.

Disa dyshojnë se apatia ekonomike e stome në botë mund t’i ketë rrënjët në varfërinë teknologjike arfat-gjatë. Në një libër të vitit 2011, Tyler Cowen, një ekonomist në Universitetin George Mason, argumentoi se kriza financiare është maskimin për një “Stanjacion të Madh” më të thellë dhe më shqetësues. Ai beson se mungesa e novacionit e shpirtit shpikës shpjegon se pse rritja reale e të ardhurave dhe punësimit në botën e pasur është në ngadalësim të vazhdueshëm prej dekadash. Motorët që zhvilluan ekonominë në shek. 20-t., disa teknologjike, disa jo, nuk do përsërten tani: teknologjitë e reja nuk do të kenë të njëjtin efekt gjallërues në ekonomitë e të ardhmesd.

Prandaj, pavarësisht englendisjeve me Facebook dhe televizorëve 3D, bota jonë duket se është tharë nga idetë. Ja.Se.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Idete nuk jane shpikjet e televizoreve, pasi ata jane kane bere te mpite trurin&nbsp;&nbsp; njeriut duke e kthyer ne nje parazit te &#39;luksit&#39; te arritur, i cili i zukat televizorit si mize dite e nate...</p><p>Genet njerezore jane &#39;narkozuar&#39; nga &#39;globalizmi&#39;...e per rrjedhoje...facebook...e &#39;masturbim&#39;...</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>kam lexuar diku qe nje studjreues kishte monitoruar kohendenjen e femijeve para televizorit ne Evropen Perendimore.Sipas tij,nje femije 6 vjeç(pa hyre akoma ne shkolle)harxhon para televizorit aq ore,te barabarta keto me oret e 4 universiteteve se bashku.Shpikja ka nje kusht themelor;nevojen.Duhet te ndjesh nevojen e nje instrumenti te ri/aplikimi te ri qe ta kerkosh me te gjitha mjetet,perfshi edhe ekzigjencen e grupeve monopoliste,qe shpesh blejne patentat dhe i ruajne ne sirtar vetem kur ua nevojit konkurenca.Kerkimet me te medha tani behen ne fushen e energjise;si te prodhosh energji me kosto te ulet dhe me pak humbje.Ideja ime eshte se pa 50 vjetesh nuk do kete shtylla elektrike dhe as centrale e Hec-e.Do kemi sejcili ne shtepi nga nje minicentral,pardon,nese grupet e medha monopoliste do e lejojne.Ne fusha te tjera pak a shume jemi.</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Ska pike kuptimi kjo analize. Ne shekullin e 20 kishim nje shpikje cdo 20 vjet, nderkohe qe ne kohet tona dicka e tille ndodh pothuajse cdo jave. Zhvillimi teknologjik eshte ne proporcion te drejte me informacionin, sa me shume informacion te kesh ne dispozicion, aq me shume shpikje mund te besh. Sot fale internetit informacioni eshte pothuajse pa limit.&nbsp;Ne kate vitet e fundit eshte krijuar me shume informacion sesa gjate gjithe viteve te njerezimit perpara 2001-shit.&nbsp;Talleni me Facebook-un sepse nuk e kuptoni se cfar simbolizon. Ju duket &quot;normale&quot; qe 1 miljard njerez jane te lidhur me njeri tjetrin ne nje rrjet social. Sot cdo telefon ne qarkullim ka nje fuqi kompjuterike brenda me te madhe se te gjithe kompjuterat e Nasa&#39;s ne 1960, por per respublikan kjo nuk eshte aspak impresionuese.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.