Monumenti i “dy gishtave” të Kavajës, Selami e merr seriozisht, Shehi me të qeshur

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:04

 

Monumenti i “dy gishtave” të Kavajës ka pasur reagime si nga Kryetari i majtë i Bashkisë së këtij qyteti, Roshi, që premtoi ta heqë e tia vërë Berishës te dera, ashtu edhe nga vetë Edi Rama. Më kundër përgjigje, PD ka nxjerrë Selamin e kthyer freskët nga Amerika (ndoshta ende nostalgjik ndaj një simboli që ka pushuar së qeni simbol shumë kohë më parë). Gazeta Panorama e ka pyetur Selamin për këto deklarata dhe përgjigja e tij ishte:

“Më erdhi shumë keq që dëgjova deklarata të tilla, qoftë për idenë e heqjes së monumentit që përfaqëson lëvizjen e parë antikomuniste në Shqipëri, qoftë për nga mënyra e formulimit të deklaratave, që ishin krejt të papërshtatshme. Ishin deklarata të nxituara, të gabuara, pasi lëndojnë të gjithë ata që luftuan për lirinë dhe u përfshinë në lëvizjet antikomuniste në Shqipëri”

I rikthyeri së fundmi në gjirin e PD-së, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, e ka kaluar me një batutë komentin, duke thënë “Budallallëqe…”. Për të shtuar që “...punë gishtash vajti ky muhabet...”. 

k.c.

Comments

Submitted by E.Rama (not verified) on

Nuk e di nese e thote se eshte tape apo se nuk eshte tape, por jam dakort me Dashamir Shehin.

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe hajde të bëjë përpara ky vend me të tillë fytyra që të mbaruara me qënse falimentojë andej vjenë duke lëpirë Salistanin dhe na e mbanë veten për njeri të zgjuar këta fundërina duhet ti hedhim sa më shpejtë sa sështë vonë në koshin e plerave</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.