Media nxjerr një listë ministrash të mundshëm... po Ngjela??

Postuar në 10 Korrik, 2013 07:39

Dy të deleguarit e PS dhe LSI, Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto duket se e kanë përfunduar (ose janë pranë përfundimit) strukturën e ardhshme të kabinetit Rama.

Panorama shkruan se nuk do të ketë një “Superministri të Brendshme”, por një dikaster të Rendit Publik dhe një degë të pushtetit vendor, i cili ende nuk është përcaktuar nëse do të jetë së bashku me Punët Publike, apo do të funksionojë më vete. Një ndryshim pritet të përfshijë edhe Ministrinë aktuale të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, e cila do të ketë një ndarje. Ndoshta Turizmi do të funksionojë me pushtetin vendor, pasi punët koordinohen më mirë, ose do të jetë më vete.

Po sipas Panoramës, në qarqet e mazhorancës po qarkullojnë edhe emrat e parë të përbërjes së kabinetit. Pavarësisht se deklaratat zyrtare thonë se as PS-ja e as LSI-ja nuk ka arritur në fazën e emërimit të kandidatëve për ministra pëshpëritet për disa kandidatë. Kështu nga LSI mësohet se mund të jenë ministra: Lefter Koka (te Transportet), Ylli Manjani, Shezai Rrokaj (tek Arsimi) apo Nora Malaj. Nga PS emrat janë më të rezervuar, por qarkullon gjithnjë e më shumë emri i Sajmir Tahirit në postin e ministrit të Rendit Publik dhe Ditmir Bushatit në atë të Ministrisë së Integrimit. Një nga thashethemet më të forta është ai se Ngjela, në të vërtetë, do të mbetet pa post ministror.

k.c.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Ministria me e kompletuar si parakusht per Rilindjen me duket ajo e transporteve. Leku leter do te behet..

Submitted by ID (not verified) on

<p>100 here me mire Olldashi te transportohet se sa ky Lefteri qe di vetem te vjedhe dhe pastaj i shperndan ne fushate per te belere vota per LSI-ne. Sa per Ngjelen, ai e meriton qe te jete minister per integritetin dhe diturine qe zoteron.</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>Shoku a mund te ma thuash se ku e ka Ngjela integritetin kur eshte politikani qe ka nderruar me shume parti se kushdo, ka qene minister dhe avokat publik iBerishes ne 97-n, e qe pasi cirret qe eshte i djathte DOC (safi do thonim gjysem turqisht ne shqipot) kerkon te beje pjese ne nje qeveri te majte qe trumbeton taksen progresive?!!!</p>

Submitted by V_la (not verified) on

<p>Lefter Koka Min. i Transportit?! Nora Malaj ministre e Arsimit?! Mos na tregoni nga këto historitë me gogol para se të marrim pushimet se nuk i shijojmë dot pastaj. Shprehja e preferuar e Malajt, të cilën më duket e ka të kopjuar nga Myqerem Tafaj, &quot;...jemi aktor dhe faktor&quot; këtë e aplikon për cdo gjë që thotë. &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.