Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Lirak Bejkos

Postuar në 06 Nëntor, 2012 03:10

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Lirak Bejkos, ish të përndjekurit politik, i cili ndërroi jetën ditën e premte në një spital në Itali, pasi u vetëdogj në ditën e 19-të të grevës së urisë. Trupi i pajetë i 47-vjeçarit  është nisur mbrëmë nga Italia dhe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit dhe më pas është transportuar në familjen e tij në Tiranë.

Pritet që nesër të zhvillohen homazhe në institutin e ish të përndjekurve politik në Tiranë. Kreu i këtij instituti, Simon Miraka, ka deklaruar se në homazhe, përveç presidentit, të mos jetë asnjë kryetar partie.

Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa ka deklaruar më herët se homazhet do të jenë paqësore dhe pa incidente, ndërsa dje ai së bashku me ish të përsekutuarit e  tjerë kanë takuar presidentin Nishani, të cilit, sipas mediave të sotme i kanë kërkuar dekorimin e të ndjerit Bejko. Gjë që sigurisht nuk ka për të ndodhur. (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.