Lubonja:"nëse do të bashkohen të gjithë qelbësirat kundër Berishës, një kryeqelbësirë do të kemi përsëri në krye"

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 08:13

Lubonja i rikthehet tek Panorama çështjes së “berishizmit” si frymë. Ai analizon se situata e sotme nuk duhet reduktuar thjesht si vepër diabolike të një “të keqi”, por si një gjë shumë më komplekse që duhet të na shtyjë të mendojmë se çfarë “cilësish” ka ky “i keqi” që i japin atij “fitoren”.

Shqipëria ka plot të këqinj, por, “në momentin që po jetojmë, Berisha ka prirjen për t’i eklipsuar të gjithë, për të mos thënë për t’i eliminuar, dhe nuk ka dyshim se do të merremi me të më së shumti dhe jo me këta të tjerët. E drejtë, pa pikë dyshimi – por problemi qëndron te mënyra se si po merremi me Berishën.”

Dikush ia atribuon të keqen karakterit të Berishës, dikush prejardhjes, dikush të qenit komunist, ndonjë edhe gruas apo familjes apo ndonjë të keqi që ka rrotull, por deri këtu shkohet.” Lubonja sjell shembullin e Brutit, që për të vrarë Cezarin do të dëshironte një mënyrë për të vrarë “frymën “e Cezarit, e jo “trupin” e  tij. Nga gjuah që pëerdoret kundër Berishës të duket sikur duan të vrasin trupin, por jo frymën e tij, thotë Lubonja. Dhe kjo luftë nuk duhet bërë me stilin që të hedhim Berishën me çdo kusht e me këdo. “Jo, nëse do të bashkohen të gjithë qelbësirat kundër Berishës, jua siguroj unë se një kryeqelbësirë do të kemi përsëri në krye.” Profetizon ai.

Lubonja e sheh Berishën si alibi të ardhjes në pushtet, e jo si frymë për ta zhdukur. Sepse, përtej Berishës… “A mund të qëndrojë më këmbë Berisha dhe berishizmi pa frymën e lakeut, matrapazit dhe korruptuesit që mbisundon gjithandej në shoqërinë tonë? A nuk duhet të merremi me këtë fenomen kur luftojmë berishizmin? Nëse përfaqësuesit e kësaj fryme, madje edhe kriminelë të vërtetë që bashkëpunojnë me politikën -  i lëmë pa prekur pasi kështu na e do interesi, përfitimi – apo edhe frika prej tyre – a nuk tingëllon atëherë lufta vetëm kundër personit Berisha si alibi për të mos u marrë me gjithçka e mban atë në pushtet si frymë?
k.c.

E plotë:

http://www.panorama.com.al/2012/12/22/berisha-si-alibi/#ixzz2Fn0Xg6pD

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

(DELETED)

Submitted by Kafshist (edhe)... (not verified) on

Fiks.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pra eshte e qarte qe ajo qe thote Lubonja,meqe fryma berishiste nuk mund te eliminohet,berisha duhet te rrije akoma ne pushtet,se perndryshe na vjen nje qelbesire tjeter. Por nuk pohon te pakten qe Berisha eshte qelbesire,por pasardhesi i tij do te jete i tille....sigurisht po te jete nga kampi opozitar!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nuk eshte per ty ky shkrim.

Ti je nga ato qe nese nuk ti thua gjerat shkoqur, nuk e ke kapacitetin mendor per te kuptuar nentekstin. Shko me mire lexo zerin e popullit, se nuk do kesh probleme te tilla. Gjithshka do jete e artikuluar, dhe nuk do kesh pse ta vesh ne pune trurin fare.

Submitted by TJ (not verified) on

Do t'i kujtoja Lubonjes nje fabul.U mblodhen njehere kafshet kafshet e samarit dhe vendosen te ndrojne samarxhiun se ja u bente samarin e ngushte dhe ju  vriste kurizin.E hodhen ne vote dhe e votuan me 99% vetem nje gomar plak nuk e votoi dhe kerkoi leje te spiegoje voten kunder: A jeni te sigurte se samarxhiu i ri nuk do te na i beje samaret me t e ngushte qe, te na vrasin kurrizin me shume.Atehere dhe kafshet e tjera, te samarit, e kthyen voten ne kunder dhe mbet samarxhiu i vjeter.Po, i dashur Z.Lubonja, rotacioni nepermjet zgjedhjeve ben te mundur aritjen e demokracise.E provuam 50 vjet me Enverin dhe ti na meson te durojme edhe Berishen?!Jo i dashur Fatos!Neqoftese ,Enveri te futi ne burg , nuk te futi se ti ishe kundershtar i regjimit por se ke semundjen e "majasellit" ne goje dhe djallin ne shpirt!Rri ne Firence se s'kemi nevoje per analizat tuaja djallezore!

Submitted by Hithri (not verified) on

(DELETED)

Submitted by Labi (not verified) on

Ok. Lubonja  ke  bere  nje  analize  te  sakte  si  rralle  ndonjehere  tjeter.

Submitted by mustafa (not verified) on

Sa (DELETED)!

Submitted by f d (not verified) on

Ne ate kohe ne flimin ne nje dhome nje duzine femije e te rritur, ama, njeri po te dhiste ne shtrat ,qelbete gjithe shtepia, dhe doje gjithe ate kohe ta gjeje se kush e qelbi me shume...

Submitted by Kafshist (edhe)... (not verified) on

Siç thashë më lartë: Fiks fare!

Përshëndes moderimin e deri tanishëm; është e vështirë, besoj, të përmbash hordhitë, të cilësdo palë qofshin.

Submitted by Albi (not verified) on

Bukur pra, sic kemi thene une dhe Bardi shpesh ketu ne kete faqe. Duhet ndryshuar sistemi politik shqiptar, ndryshe te tille lidere do kemi perhere ne krye.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Analiza e Lubonjes eshte shume e sakte. Duhet te mundohemi te ndryshojme frymen politike ne vend, menyren e te berit politike dhe jo te themi si Rama "te gjithe bashke per te rrezuar Berishen", sepse nje qeveri prape me Meten nuk do kishte ndryshim nga kjo aktuale, madje do ishte me keq. Edhe dicka tjeter, Lubonja ka 200 here me shume intelekt se te gjithe ju idiota bashke qe e fyeni.

Submitted by pd-isti (not verified) on

Lubonja eshte mese i sakte ne kete artikull. Tjeter pune se kush eshte qellimi real i tij. Nuk duhet te bejme gjyqe mbi qellimet e njerezve.

Por me duhet te bej nje shtese te vogel si kritike edhe ndaj Lubonjes. Pervecse tij ka te tjere qe prej vitesh shkruajne per kete teme. Po jap si shembull, Meksin qe nga 1997, por edhe Kopliku e disa te tjere, kryesisht opozitare te Berishes djathtas dhe qe nuk ishin pjese te nje klani, por qe shkruanin jo shume ndryshe nga roli i Lubonjes, sikur te ishin gazetare me shume se sa ish-politikane. Nuk mund te quaj te tille Islamin apo Blushin, qe qartasi i kemi pare se cfare qellimesh kane... . Megjithate, eshte e habitshme qe keta qytetare qe shkruajne per kete teme nuk kane vene ne zbatim idete qe ata predikojne. Dmth, a i keni pare ndonjehere te behen bashke, apo qofte edhe te citojne njeri-tjetrin, kur shkruajne per keto ceshtje? Per nje armik te demokracise (qofte edhe si proces dhe jo si qenie njerezore) te tille sic e pershkruan Lubonja me duket se bashkimi i disa zerave do te ishte (dhe eshte) mese i nevojshem. Por ketu tek ne,  burrat jane me tekanjoze se grate...

Submitted by berti (not verified) on

O lubonja ty te lene te shkruash,te hashe,te pishe,te dalesh jashtedhe te shkruash prappor i ke pyetur te tjeret akane ate te drejte te hane,te pine dhe te dalin jashte nen frymen e berishizmit.Ti i ke keto te drejta i ke fituar nga vitet e burgut ne kohen e Saliut.

Submitted by pilo (not verified) on

Nuk ka mbrojtje me te mire per Berishen se ideja e ketij shkrimi,

Lubonja sa s'po na e nxjerr Berishen bile viktime e qelbersillekut kombetar por

"harron" te thote cili eshte kontributi i vete Berishes ne kete qelbersillek,ku ka pjesen e luanit

ne mos qofte vete kryearkitekti.

Lubonja s'eshte me teper se nje pseudointelektual ne moral , nje gjysme injoranti ne dije

dhe i pushtuar nga mania e madheshtise qe ne kohen kur i ati kishte kolltuk te bute.

Le t'i themi gjerat shqip se eshte jo vetem turp t'i vijme m.tit rrotull...

Submitted by Albi (not verified) on

jo jo, eshte komplet e kunderta

Te thuash se Lubonja mbron qendrimin e Berishes ne pushtet eshte nje reduktim ne absurd i argumentit te tij. Nje reduktim i piset biles!

Ajo c'ka Luba thote shkon pertej kesaj. Lubonja thote qe ne kemi nje problem ne sistemin tone politik e jo rastesisht prodhojme vetem qelbesira. Dhe shkaku i kesaj, sic themi shpesh dhe ne keto komente, eshte pushteti absolut qe gezojne dyshja Rama-Berisha. Po nuk ndryshoi kjo, thjesht kemi nje loje ku pushteti absolut kalon nga duart e njerit te tjetri po vetem kaq.

Submitted by RP (not verified) on

Lubonja, perpara se te ngresh nje ndertese te re duhet te shembesh te vjetren; te pakten keshtu veprohet ne logjiken elementare.Edhe une nuk dua qelbesira dhe kryeqelbesira, por fakti qe berisha eshte nje i tille do te thote qe duhet prishur ndertesa ekzistente.Po pranove faktin e pare duhet te pranosh dhe te dytin.Po qe per teori e ke mire, por sa para ben kur qimja eshte ne mes te qullit.

Submitted by astrit (not verified) on

Shume komentues nuk marrin mundimin ti mendojne fjalet e z. Lubonja por ne nje shikim diagonal te tekstit te mesiperm instinktivisht krahasojne paragjykimet e tyre ndaj ate se cfare ata presin ne mendjen e tyre te thote Lubonja dhe nje shablloni dogmatik te asaj sesi ata e mendojne te jete e drejta e Zotit - te cilen si Shqiptare te mire as qe marrin persiper jo me ta negociojne por as ta diskutojne.

Lubonja o shqiptare te dashur nuk mbron Berishen, nuk ben apologji te tij dhe as nuk thote se nuk eshte e nevojeshme ta heqim. Por po ju paralajmeron qe kur te hiqni nje djall mos te vini nje tjeter.

Kjo retorike boshe dhe kokeboshe i ngjan asaj mendjengushtesise tone (me kujton edhe mua mendjengushtesine time) kur ju turrem komunizmit me idene se "cdo gje do te jete me mire se komunizmi" dhe qe akuzonim si tradhetare e te shitur te tere ata qe na paralajmeronin se Doktori me te tijet ishin profetet e rreme idete e te cileve nuk i ngjanin fare konceptit te zakonshem te demokracise.

Shqiperia e djeshme dhe e some (fatkeqesisht une do te thoja dhe e ardhme) i ngjan stadiumit te futbollit ku gjysma e tifozeve urren gjysmen tjeter - dhe ku te dyja gjysmat bashke urrejne arbitrin dhe cdo njeri qe ka mend te koke te jete i pavarur dhe i paanshem!

ps te me falin shumica e komentuesve qe ne shenimet e tyre kane qene te ekuilibruar. Si shqiptar i mire edhe une perqendroj vemendjen tek e keqja e jo tek e mira.

Submitted by geni (not verified) on

e ka trajtuar thjesht e sakte.

Vota ime nuk do shkoje qorrasi per cdo llum qe do mbledhe opozita.

si qytetare kete duhet ti bejme te ditur Rames qe ka njerez qe nuk e ndjekin nga pas si bageti (pavaresisht ujkut qe  vjen verdalle)

Submitted by hapi (not verified) on

Lubonja i fut një mendje të lehtë.

Thotë:  "Janë të gjithë njëlloj, kështuqë më mirë mos të ndërrojmë qelbësirë."

Ah mor Fatos, mor Fatos. Nën petkun e kritikës së gjithë shoqërisë (për ti bërë të gjithë bashkëfajtorë) kërkon të përjetësosh Saliun. Ose je gjeni, ose je i rrjedhur!

PS: Nuk ja vlen më shumë se 4 rrjeshta për Lubonjën.

Submitted by Anonim Agroni (not verified) on

Nuk mund te mohohet roli faktorizues i njeshit (udheheqesit) ne shoqeri.

Sali Berisha eshte koncentrati i qelbit te qelbit shqiptar !!!

Cilido individ tjeter, udheheqes , do te jete me pozitiv se sa ky monster.

Submitted by Sky (not verified) on

Ku shkoi ajo teza "te vrasesh" babain Lubonja?apo ka ndryshuar ne ti vrasim te gjithe tani? Nese kerkon aresyen perse kemi Berishen ne pushtet sot eshte sepse kemi ca tipa si juve qe per aresye meskinenuk iu bashkuat noismes se opozites per hapjen e kutive te votimit. Tani do te kishim diskutuar si te votonim Ramen nga pushteti po qe se do te kishim transparencen post zgjedhore qe do te kishte pastruar ate frymen qe permend. I vetmi shpjegim qe une kam sot per kete mesazh te lubonjes eshte sepse ai nuk kerkon bashkim ne frontit opozitar ( Cudi qe po merret me Spahiun dictator tani pavaresisht se e ka mandatin te kufizuar) te FRD. Kjo eshte ne kundershtim me tezen e Mero bazes per te maksimizuar votat e partive te vogla

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Faljani Lubonjes. Ai ka mbetur fatalist qe nga burgu ne kohen e Hoxhes.

Kjo qe thote ai, me mire ta marrim ne forme paralajmerimi:

Me mbledhjen e te gjithe qelbersirave, ne duhet te bejme kujdes mos veme mbi krye nje kryeqelbesire tjeter!

Submitted by tekniku (not verified) on

Leta shtrojme problemin me thjesht:Do te instalojme pushtetin e nje njeriu absolut ne Shqiperi qe edhe ne qofte kryeqelbesire te pakten e njohim"llogjike boshe e Lubonjes".Apo do te pranojme rotacionin poltik si A-ja e demokracise pa patur frike se nje tjeter "kryeqelbesire" do te vije ne pushtet.Ne se flasim per nje qelbesirllek te poltikes ne Shqiperi,kush tjeter vecse Berishes mund te fajsohet per kete gje.Ideja per ta ndare qelbesirllekun midis Berishes dhe Rames 50% me 50% nuk ecen.Rama nuk ka  pse te ndyhet kaq shume nga llogjika sakate e Lubonjes ne kete rast.

Submitted by kriskulli (not verified) on

Përse dreqin nuk publikohet komenti im?

E shoh, e shoh, paska filluar fushata! Vazhdoni! Respekti ndaj jush është nën zero!

... por sepse faktin e triumfit të më të këqijve nuk e shoh thjesht si një rastësi apo si vepër diabolike të një “të keqi”, por si një gjë shumë më komplekse që duhet të na shtyjë të mendojmë se çfarë “cilësish” ka ky “i keqi” që i japin atij “fitoren”.

Ndryshimet kushtetuese të 2008. Edi Rama bashkëpunëtori nr.1 në realizimin e ndryshimeve. A ka sot Partia Socialiste një qëndrim dhe a e sheh si problem ndryshimin e kodit elektoral , dhe më gjerë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës? Jo? Atëherë, PS me në krye Baba Ramën nuk është ndryshe nga sa është Berisha, në kuptimin që nuk pranon të kufizojë burimin nga lind mundësia për uzurpim. Dhe jo, të dashur debatues, jo sepse ai nuk ka pushtet dhe nuk është provuar (pa folur mbi mënyrën si është sjellë brenda PSsë), por sepse ai as teorikisht nuk e ka dënuar këtë “mjet” që i jep Berishës dhe frymës berishiste pushtetin e sotçëm. Po ashtu janë që në gjenezë të ndotur edhe AKZ apo LSI apo kushdo parti tjetër që kërkon të rrëzojë Berishën dhe frymën berishiste pa pranuar këtë pikë, pa pranuar  se duhet rrëzuar apo mbyllur burimin nr1 se nga lind forca e tij uzurpuese e institucioneve.

po ashtu edhe berishizmin duhet ta trajtojmë dhe luftojmë si një fenomen që ka të bëjë me të gjithë ne. Përndryshe Berisha mund të shërbejë si një alibi në rastin më të mirë për të mbajtur ndërgjegjen të qetë – se po e luftojmë të keqen – dhe në rastin më të keq për të manipuluar njerëzit, gjithë duke e lënë në pushtet të keqen që ai përfaqëson.

E qartë.

Kërkohet rrëzimi i një diktatori për të sjellë në pushtet një tjetër. Natyrisht Lubonja po konstaton dhe analizon “proceset” sipas të cilave artikulohet politika në përgjithësi. Por, ma do mendja se ai dhe kushdo tjetër, është dakord se Partia që është sot në pushtet duhet të largohet. Natyrisht, kjo duke patur mirë parasysh pikën më lartë. Atë që të mos jetë thjesht një zëvendësim, por edhe një hap cilësor.

E, pra, nën dritën e këtij gjykimi të lartë, më duket se gjuha dhe argumentet që përdoren më së shumti në shtypin tonë kundër Berishës janë argumente “kasapësh” që synojnë “vrasjen” e trupit dhe jo të frymës.

Sërisht, përderisa nuk ka prononcime të qarta pa ekuivoke nga ana e PS-së mbi atë çka ajo ka ndër mend të bëjë apo të jetë ndryshe nga PD+LSI atëherë synohet vetëm vrasja e njërit për të marrë pushtetin tjetri. (Kujdes, edhe ne berishistët e kamufluar jemi dakord që Berisha duhet të shkojë në pension ;) ).

PS-ja e ka mendjen tek rotacioni politik “fiziologjik” që ka ndodhur klasikisht në Shqipëri, duke mos u përpjekur as minimalisht për t’u artikuluar me argumente llogjike mbi ndryshimet që do të sjellë apo që ka ndërmend të sjellë. Veçse tanimë nuk jemi më në 2005 e për mua personalisht nuk mjafton vetëm pastërtia teorike, por më duhet edhe një plan apo teori sipas të cilës pala që kërkon votën ka ndërmend të veprojë. Plan të shkruar dhe jo imagjinar. (Natyrisht, nga frika e keqkuptimit, shkruaj sërisht se e njëjta gjë vlen edhe për PD, sado që unë si i majt që jam -në shpirt- kur nuk kam votuar për të)

Janë një përsëritje – prandaj dhe një përforcim – i berishizmit; njëlloj siç bën edhe vetë Berisha që mban gjallë enverizmin duke folur gjithë ditën kundër Enver Hoxhës dhe bllokmenëve të tij.

Vjedh Berisha, Vjedh familja e Berishës, ti çfarë propozon të bësh (në 100 ditët e para- ;) ) për të kufizuar vjedhjet e mundshme që mund të bësh vet ti? Vret Berisha? Nuk dënohet? Ti çfarë ofron për të dënuar Berishën, nesër? Ça ofron për të reformuar sisteimn e drejtësisë? Ka probleme politika në Shqipëri? Nga lindin, nga prapanica e Berishës? Jo zotërinj jo. Lindin së pari nga korrupsioni në nivelet e larta, përfshirë edhe një pjesë të mirë të deputetëve (dhe dashnoreve) të PSsë. Lindin nga ndryshimet famëkëqia të 2008. Nuk do t’i ndryshoshë? Nuk do as të përpiqesh? Mirë.

Dikush do të thotë se ajo që kërkoj është një luftë që kërkon kohë, prandaj më mirë të krijojmë koalicionin fitues kundër Berishës sot, sesa një pulë mot, pa parë se me kë po bashkohemi. Sipas meje, këtë e thonë ata që nuk duan të guxojnë ose ata që kanë uzurpuar politikën dhe kujtojnë se ajo s’bëhet pa ta.

...ndërsa disa të tjerë e kanë reduktuar betejën e tyre në një kakofoni lehjesh, cicërimash e pëllitjesh të pandërprera kundër Sali Berishës, pa e kuptuar që dalëngadalë po shndërrohen nga pjesë e kurës, në një nga shkaqet e sëmundjes

Submitted by Bamka (not verified) on

Ka nje kontradite te madhe midis asaj qe thote Lubonja dhe gjithckaje qe thone komentuesit ketu. Lubonja, ne mos gaboj, flet thejsht si sociolog, kurse komentuesit, cuditrisht bejne komente qartesisht politike rreth deklarimeve te tij aspak politike. Mire apo keq, sejcili sipas qellimit per te cilin flet, ka te drejte. Ndaj, mendoj, nje shkrim i tille nuk mund dhe nuk duhet te botohet ne rubrikat ku flitet per politike. Ne nje gazete, jane ndarjet ne rubrika ato qe percaktojne qellimin e shkrimit, ndryshe gjithcka behet corap. Te lexosh komente me konsiderata te qarta politike per nje shkrim me karakter social, kjo nuk ka sens...

Submitted by interpoli (not verified) on

Dakort Z. Lubonja, por cila eshte zgjidhja qe ju propozoni? Uroj te mos jete vota per politikat e te djathtes Shqiptare, te cilat sot me shume se kurre barrazohen me politikat e monopolit te vjedhjeve! Vetem rotacioni i vazhdueshem dhe ndryshimi politik nje here ne 4 vjet (dhe jo ne 8 vjet) mund te ndihmoje demokracine. Si mund te ndryshoje sistemi politik, kur politiken e bejne njerezit, te cilet votohen nga populli? Pa mdergjegje sociale te atyre qe votojne, nuk mund te pretendohet per ndryshim te sistemit politik. Vetem rotacioni i vazhdueshem eshte zgjidhja!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.