Lubonja: Shqiptarë, abstenoni masivisht! Withers: Votoni masivisht kundër diktaturës!

Postuar në 01 Qershor, 2013 00:30

Para disa ditësh, publicisti Fatos Lubonja, nëpërmjet një shkrimi në gazetën Panorama, u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhje, por t’i vënë një kryq të madh fletës së votimit – pra, jo t'i bojkotojnë zgjedhjet, por të abstenojnë masivisht. Në këtë mënyrë, argumenton Lubonja, mund të inkurajohet lindja e një partie opozitare të vërtetë ndaj cilësdo nga të dyja që do të vijnë në pushtet pas këtyre zgjedhjeve.

I një mendimi krejt të kundërt është ish-ambasadori amerikan Withers, i cili merr pjesë në debatin publik shqiptar me intervista të herëpashershme. Dje ai dha një intervistë në Zërin e Amerikës, gjatë së cilës tha:

“Shqiptarët vetë e dinë të vërtetën. Ata e dinë çfarë ndodh. Duke e ditur këtë të vërtetë ata duhet ta kthejnë mendimin e tyre në votë. Duhet të shohin situatën në terren. E kam thënë shpesh herë, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse e ardhmja e Shqipërisë do të jetë demokraci, apo nëse vendi do të rrëshqasë pas në diktaturë. Shqiptarët duhet të shohin tek vetvetja dhe jo të përpiqen të shohin se çfarë është në mendjen e burokratëve të Departamentit të Shtetit – dhe të votojnë sipas asaj që besojnë, që për mua është të votojnë për ndryshimin…. Unë do t’u bëja thirrja shqiptarëve të dalin të votojnë në numër të madh, që çdo lloj përpjekje për manipulim të dështonte.”
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po' qe i kane rrjedhur ke tij Lubonjes,i kane rrjedhur,po keto keshilla te hidhura pse na i jep?Po pyesin banditet se populli nuk i voton?Ata kane nje cerek shekulli qe tallen me popullin.Ky i rjedhuri na meson ti japim pushtetin ne tavolinen e Leshit te Lefterise.TURP!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Teoria e z. Lubonja, shpie ne ruajtjen e gjendjes se pandryshueshme. Ne fund te fundit, ne se veprohet ashtu sic thote Lubonja, dikush do ta mare pushtetin. Po ne kete rast mbetet Berisha edhe kater vjet. Pra teoria e Lubonjes, mer duartrokritje dhe dekorata nga Berisha.

Submitted by Sky (not verified) on

Keni bere shume mire qe e keni vene pozicionin gjoja neutral teLubonjes ne kontraat me ate te Whithers. Sepse Lubonja nuk mund te shesi mend qe eshte me i ndershem apo i informuar se Whithers. Kjo tregon se sa ndyresisht luan Lubonja per te sabotuar frymen opozitare perfshire edhe Frd. Faleminderit qe na jepni mundesi te shprehemi sepse tek gazeta ku publokon Lubonja nuk mund te publikosh mesazhe kunder ketij megallomani shterpe.

Submitted by LORA (not verified) on

Shqiptare,ne shumice ,mezi e presin 23 qershorin.Nderkaq lubonja

eshte nje shqiptar qe ka nje axhende (ndoshta me sakte do te duhej

te thuhej mision) tjeter.Por Lubonja nuk i ka lene vetes asnje te drejte morale

per te bere apele publike.TUNG!

Submitted by lubonja (not verified) on

Mua me intereson te fitoje Berisha. Keshtu qe o votoni Berishen ose hic fare. KAm prona per te marre dhe prandaj dal si legen ke Klani sa here me therrasin. Ju lutem abstenoni. Vetem keshtu funksionon demokracia. Po iki tani

Submitted by VotUesi (not verified) on

Ose mbetet Berisha, ose Shqiperine e pret katrahura politike dhe sociale, e pret lufta civile.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.