Lubonja përmend "zërat për financim nga Turqia" duke analizuar "VetëVendosjen" dhe "Aleancën Kuqezi"

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 04:15

Edhe pse ende në minorancë, janë shtuar zërat që nuk e shohin fatin e shqiptarëve të lidhur ekskluzivisht me integrimin europian dhe tentojnë ta prishin ekuilibrin e deritanishëm të diskursit nacional-europianist, - shkruan Fatos Lubonja në një analizë të gjatë botuar në të përditshmen Panorama, me titull "Shqiptarët dhe nacional-europianizmi".
Në paragrafët e fundit merr në analizë edhe që "nuk mungojnë zërat se prapa këtyre lëvizjeve qëndrojnë edhe financime nga Turqia" - duke përmendur në këtë pikë Vetëvendosjen në Kosovë dhe Aleancën Kuqezi në Shqipëri.

Shkruan Lubonja: "Zërat më të fuqishëm vijnë nga lëvizja “Vetëvendosje” e Kosovës, e cila ka 16% konsensus në zgjedhjet e fundit në Kosovë me një rrezatim edhe te të rinjtë e Shqipërisë. Të rinjtë e Vetëvendosjes, që kanë organizuar edhe aksione me parullën “Ha shqip” duke prishur ushqime të sjella nga Serbia, ndoshta pa e ditur se një parullë të ngjashme e ka përdorur Musolini, shprehen hapur kundër efekteve të globalizimit si dhe kundër kastës së korruptuar në pushtet, së cilës u bashkojnë edhe protektorët ndërkombëtarë, të cilët i akuzojnë se, në funksion të interesave të kapitalit që përfaqësojnë, kanë një aleancë me klasën politike në pushtet si dhe me atë serbe. Ata kanë lëshuar projektin e mbrojtjes së interesave kombëtare nëpërmjet bashkimit kombëtar, të cilit i japin përparësi ndaj Bashkimit Europian. Ndërkaq, në Shqipëri ka lindur partia Aleanca Kuqezi, e cila ka si qëllim final të vetin bashkimin e të gjithë shqiptarëve nën flamurin kuqezi të Shqipërisë. Me aksionet e saj ajo nxit urrejtje nacionale, duke folur për rrezikun grek apo duke sulmuar martesat e shqiptarëve me sllavë në FYROM (Maqedoni), dhe në programin e saj imediat ekonomik ka bashkimin e ekonomisë shqiptare me atë të Kosovës, duke hequr të gjitha barrierat doganore si ato që ekzistojnë me Greqinë apo shtetet e tjera fqinje. Nuk mungojnë zërat se prapa këtyre lëvizjeve qëndrojnë edhe financime nga Turqia erdoganiste, e cila, e frustruar nga mospranimi i gjatë në Bashkimin Europian, po kërkon gjithnjë e më shumë të krijojë hapësirat e veta gjeopolitike, veçanërisht në ato vende të ish-Perandorisë Osmane, ku mbizotëron popullsia myslimane, si Shqipëria, Kosova apo Bosnja. Ky projekt synon të fitojë brendapërbrenda vendit edhe mbështetjen e pjesës myslimane të popullsitë që gjatë njëqind vjetëve të dominimit të projektit laik nacional-europianist pastaj nacional-komunist dhe përsëri nacional-europianist (që në dekadën e fundit, veçanërisht pas 11 shtatorit jo rrallë merr edhe tipare nacional-kristiane), është ndjerë e frustruar për shkak të demonizimit orientalist që i është bërë fesë së saj islame dhe më në përgjithësi trashëgimisë së saj të lidhur me Turqinë..." A.N.

Lubonja i plotë:
http://www.panorama.com.al/2012/12/19/shqiptaret-dhe-naciona...

Comments

Submitted by TJ (not verified) on

Lubonja eshte si gjithe "shqiptaret" e tjere si Berisha me shoke..??!! Asnjeri nuk flet per bashkim por,ne emer te bashkimit, i fryjne percarjes.Partia e shqiptareve duhet te jete Shqiperia dhe jo Berisha apo te tjere te ngjashem.Por shqiptaria eshte "Klani" apo " Oborri".Paraja apo $ ose euro,sic punon Zeni.

Submitted by Kosovari (not verified) on

Gjithcka mund te jete, po nga ato qe shohim e dijme, turku 'vellezer' i tha Thacit e Berishes e jo ndonjehere Albinit. Nga vizitat e Albinit mbajme mend disa ne Europe po je ne Turqi. Bizneset ne Kosove flasin turqish jo nga Albini po nga qeveria. Ndryshimin e teksteve te historise nuk e beri Albini po strukturat arsimore qe udheheqin aktualisht ne Kosove. Meqe 'ka zera' sic po thua ti Lubonje, atehere 'ka zera' qe ti je nje i cmendur e spekulant ne te gjitha temat, antikombetar etj. Zera jane, per faktet nuk merzitet kush.

Submitted by Anonim (not verified) on

nuk ka asgje per t'u habitur ketu. Mjafton te shohesh deklarimet e fundit te Kreshnik Spahiu (ju do thonit shikoji mbiemrin!) ne lidhje me Janullatosin dhe kuptohet se me ke kemi te bejme! Pse nuk merzitet ai ne lidhje me te parin e fese katolike shqiptare qe eshte gjerman (dhe askush ne bote nuk merzitet dhe parashikohet qe Papa i ardhshem do te jete o nga amerika latine ose bythzi nga Afrika)? Apo me hoxhallaret qe mbajne ligjeratat e tyre ne arabisht ne varrime e gjetke? Por jo e ka vetem me ortodokset! Dhe eshte kurioz fakti qe kete deklarim e beri ne emer te ndarjes fe-shtet! Por cfare ndarje thua ti? Ti si shtet po i fut hundet per dite! I takon ortodokseve shqiptare qe te zgjedhin te parin e tyre dhe jo Spahiut nga Prizreni (se andej e kemi kete xhelatinen tone).

Pastaj mjafton te shihni FRD per te kuptuar qe moda antikrishtere vazhdon edhe andej. Se pari Mr. Oketa i cili vjen nga fondamentalistet e Boshnjes musulmane me mbiemrin Oketic! Dhe kemi mungesat e te krishtereve ne kete grupim ndryshe nga c'u paraqit perpara nje viti (le te thote Oketa qe urrejtja e tij per Meksin nuk kishte natyre fetare dhe krahinaliste!).

A sjell vota kjo sjellje e tyre? Nuk besoj se shqiptaret nuk jane aq fetare dhe cfare jane musulmane te eger i mer Sala!

A sjell leke kjo sjellje e tyre? Per Kreshnikun them se po (ka treguar qe mer leke dhe po tregon qe ka leke me organizimin e AKZ-se) kurse per Bamirin kam pershtypjen qe nuk eshte aq i shkathet e i zoti qe te luaj kete loje e te nxjerre leke!

Per Albin Kurtin nuk shoh asnje shenje te tille, perkundrazi me pelqen shume cfare flet e si e paraqet. E shoh madje ne nivel europian ne kete aspekt...

Submitted by SHIU (not verified) on

Ke fol fiks si e ema e Zeqos....ajo ishte ne maje te thanes kurse ti dukes se je ne maje te hurit

Submitted by Dritan (not verified) on

Shume e drejte kjo qe shkruani. Kreshnik Spahiu dhe ata qe i shkojne nga mbrapa nuk kane aspak nje program te qarte ekonomik, politik, shoqeror, qe jane kryesore per nje organizate politike qe pretendon te futet ne zgjedhje. Programi i tyre eshte i bazuar ne nacionalizmin ekstrem duke sulmuar pikerisht fene ortodokse dhe perfaqesuesit e saj. Eshte ngritur kundra Janullatosit ne nje kohe qe nuk thote asgje per sherbimet fetare qe mbahen ne arabisht neper xhami. Madje nuk thote gje kur ne oren 4 pa ca del hosha ne maje te minares dhe kendon ne arabisht.

Dhe harron qe Janullatosi eshte nder personalitetet me te shkelqyera qe jane ardhur ndonjehere ne vendin tone, dhe kane qendruar. Harron te permend qe me iniciativen e tij jane bere me shume bamiresi sesa vete shteti shqiptar ne teresi. Harron te falenderoje Shkelqesine e tij per ndihmen qe u dha Kosovareve te shperngulur ne 1999 duke ngritur tenda, duke ofruar sherbime mjekesore etj etj etj. Harron qe me iniciativen e Janullatosit shume shqiptare jane kuruar neper spitalet e Greqise, FALAS!!!

Financimi i AKZ eshte nje gje qe duhet pare seriozisht nga qeveria e re socialiste ne 2013. Eshte nje financim i dyshimte per nje force kaq minimale.

Submitted by Sheri Hati (not verified) on

Papa i ardhshem do qenka 'b..zi"? Ja nje orthodhoks shqiptar model qe po qahet per xhelin e Kreshnik Spahiut, dhe ne qarje e siper, hedh helme te vogla per muslimanet, dhe pastaj flet per 'b..zinj".

NJe racist qe qahet per diskriminim. Vetem ne Shqiperi

Submitted by Bard (not verified) on

Pavaresisht simpatise per ato qe shkruan Lubonja, mendoj se hedhja e dyshimeve te tilla pa reference ne ndonje fakt konkret, shkon perkunder bindjeve qe shpreh ne shkrimet e tij, per nevojen e rrezimit e klases politike aktuale dhe rifreskimin e elites politike. Nuk besoj se akuza te tilla e ndihmojne kete kauze. Duke nëmur gjithçka e gjithkënd, bazuar ne muhabete "korr e mos lidh" kafenesh te qelbura te periferise, Lubonja po shendrrohet nga nje kritizer dhe kundershtar i sistemit, ne nje nihilist. Ky eshte sherbimi me i madh qe mund ti behet Sali Berishes.

Submitted by Anonim (not verified) on

O Fatos, ato zerat qe ke ndegjuar po me duken si HALUCINACIONE :p

Submitted by Anonim (not verified) on

Resrepublica perse ekstrapoloni thelbin e mesazhit te Lubonjes? Lubonja i kundervihet nacionalizmit dhe nuk merret me Vetvendosjen dhe financimet nga Turqia (qe i permend vec nje here edhe aty si tangent). Po ju jeni te fiksuar tek armiku turk....te lutem lexojeni apo botojeni Lubonjen te plote dhe mos na ekstrapoloni gjera per ti transformauar sipas oreksit.

Submitted by korcar (not verified) on

Te ka bere shume keq burgu z. Lubonja, te ka lene pasoja te pariparueshme.

Submitted by f d (not verified) on

Spahiu cfare ka ne kanister e bertet...si ne pazarin e ...Stambollit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Lubonja o duhet të japë burimin e informatës o është duke gënjyer. P.sh. Ja po them unë- Lubonja merr para dhe financohet nga Beogradi. A është kjo e vërteta vetëm pse them ashtu? Deklarat të këtilla dhe hamendësuese e bëjnë Lubonjën njeri dhe gazetar joserioz. Bile në një vend demokratik nëse do të hidhej në gjyq nga ata që i akuzon me hamendje mund edhe të futet në burg.

Submitted by Dep Koja (not verified) on

Me sa shoh, Lubonja e shkruaka inglishten me gabime: "nacionality". ;-)

Submitted by astrit (not verified) on

Lubonja ben dy gabime: 1) ben akuza te pasubstanciuara ndaj personave/levizjeve/shteteve te vecante, 2) konsideron globalizmin dhe Bashkimin Europian si nje fat te percaktuar nga Zoti vete dhe kete te fundit si entitet stabel qe do te zgjase me mijera vjet. Cka nuk eshte fare e sigurte. Ajo qe eshte e sigurte eshte se hapesira e kombit, kohezioni i turmes qe shpesh ne i veme emrin komb, ka me shume shance te mbijetoje sesa entitete te papercaktuara qe jane ndertuar mbi interesa ekonomike qe historikisht kane qene afatshkurtra e ngushtesisht te lidhura me cikle ekonomike shume dinamike qe historikisht kane zgjatur jo me shume se nje shekull.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.