LIVE: Berisha në Berat, çudirat që thotë e premton s’kanë të sosur!

Postuar në 19 Janar, 2013 04:54

 

Pasi u hap me një këngë të vjetër të AC-DC, Thunderstrike, Berisha u shfaq në foltore para pjesëmarrësve në përkujtimin e themelimit të degës së PD në Berat, transmetuar live, si të ishte hapje olimpiade, nga TV-të e Tiranës.

Pasi foli për PD-në me të njëjtat terma që flitej dhe për PPSh-në vaftit, si “Partia që ju solli lirinë”, “Partia që ndryshoi epokat”, etj, e konsideroi datën e themelimit të PD si “një datë e shndritshme në historinë e Beratit” (!!) (Bëhet fjalë për një nga qytetet me histori 2mijë e ca vjeçare.)

Më tej Berisha përfitoi të sulmojë Edi Ramën:

Je i vetmi në politikën europiane që bllokon integrimin!

Bredh nëpër spitale, ndërsa u pengon mijëra e mijëra shqiptarëve të marrin shërbimet më të mira...(??)

Nga ana ekonomike, pasi qau hallin e Europës, këmbënguli se vetëm Shqipëria e nuk e njeh recesionin, “s’mbetëm asnjë ditë në recesion” (a thua se recesioni matet me ditë!!), pa harruar të rikujtojë një nga hitet e tij: “Ruajtëm rritje më të lartë ekonomike në Europë”

Pasi tha, “Jemi vend me të ardhura të mesme të larta” u bëri thirrje beratasve: “keni pasur vështirësi, dhe prapë do të keni...”

Dhe në fund, ëmbëlsira: “Bëmë gjithçka për të luftuar korrupsionin”

Pasi rreshtoi një sërë shifrash që më shumë se logjikë sqaruese dukej se kishin efektin e bombardimit me terma përqindjesh e miliarda dollarë investimesh, Kryeministri tha:

Njohëm bumin më të madh që mund të ketë njohur ndonjë vend... nga 300 mijë turistë në 4 milionë!!

Pra, i bie që ne kemi pritur gjysmën e Greqisë në Shqipëri???

Dhe qershia mbi tortë, Berisha premton: “Së shpejti, rrjeti rrugor më i mirë në Europë

Fjalimi i Kryetarit të PD në Berat, vazhdon live dhe tani... Entertainment is guaranteed!

k. c.

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

<p>Gjithnje e me shume po i rendohet gjendja shendetesore, pasi ajo morale ka kohe qe i ka rene per toke.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.