Kush do të fitojë, pikëpyetja apo pikëçuditësja!?...E thotë Rama këtë

Postuar në 18 Qershor, 2013 07:51

“Libri i shtëpisë”, edhe pse u bë baltë, vazhdon me replikat mes Ramës dhe Berishës. Sot përsëri Berisha i ka rënë cylës në të njëjtën vrimë, “martesave elektorale” të Ramës. Ndërsa Rama nga Librazhdi lëshoi, ashtu si fare rastësisht, batutën e paharrueshme: “Të shohim kush do të fitojë, pikëpyetja apo pikëçuditësja”!?... . Pra pas 23 qershorit shqiptarët do të kenë ose një “pikëpyetje të madhe” ose një “pikëçuditëse të gjatë” në krye.

Por ka edhe të tjera qyfyre, sipas një shkrimi të gazetarit Arben Rozhani në gazetën “Shekulli”, kryebashkiaku Basha nën shoqërimin e kandidatit për deputet Lefter Maliqi, që tha para disa ditësh në një miting në Berat se Sali Berishën do ta bekojë Abas Ali Tomorri, paska marrë vërtet rugën deri në majë të të malit të shenjtë për të marrë bekim e nefes(!)

 Zh.

Comments

Submitted by adi (not verified) on

<p>...ashtu si fare rastësisht... laj mut me shurrë. Rama ka 33 herë që e thotë, ka 4 muaj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.