KQZ vendos për Lezhën: PD, katër deputetë, PS tre. Po me komisionerët manipulatorë ç’do të ndodhë?

Postuar në 10 Korrik, 2013 10:40

Harta elektorale në ngjyrë rozë merr një “njollë” blu në qarkun e Lezhës. E ka vendosur sot KQZ-ja mbi bazën e ankesave të PD-së për manipulimin e disa tabelave rezultatesh. Katër anëtarët e KQZ-së e kanë marrë në shqyrtim si rast, dhe kanë arritur lehtësisht në përfundimin, se tabelat kanë qenë vërtet të manipuluara. PS-ja dhe LSI-ja kanë thënë se do të bëjnë një ankimim të tyrin për këtë vendim, por nuk ka gjasa që të ndryshojë rezultati i shpallur sot nga KQZ-ja, sipas të cilit katër deputetë i takojnë koalicionit të djathtë dhe tre atij të majtë. Kështu, merr mandatin kandidati Vasil Bicaj i PD-së, dhe e humbet Ndrec Deda i PS-së.

Lind pyetja: Ç’do të bëhet me anëtarët e KZAZ- ve, socialistë e demokratë, që kanë manipuluar tabelat e rezultateve?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Qeverisja s'esh... (not verified) on

Dikush duhet te pergjigjet per kete veprim.

Nese keshtu ka ndodhur edhe ne Kukes, pse jo, edhe atje.

Ky ishte njeri nga premtimet e Rilindjes, qe s'ka pse refuzohet edhe nga PD-ja, nese ka ndermend te

behet e te mbetet e besueshme edhe per zgjedhjet e tjera.

Eshte tjeter gje, nese vertete rezulton gabim njerezor, por nese ka qene brenda ndonje manipulimi, hileje

apo shkaku qe mund te sillte dhe pasoja te tjera, dikush duhet te pergjigjet.

Duhet shpetuar prej kurtheve, qe te mos rrezikohemi serish neser pasneser.

Le te supozohet sikur ai mandat do te ishte vendimtar per percaktimin e qverisjes; le te mendohet sikur

te kishte grumbullime ne rruge dhe prej atij veprimi mund te pasonte ndonje lloj anarkie.

Pse jo, edhe nese PD-se ia kane bere hilen komisioneret e vete. Edhe PS-ja, nuk duhet t'i toleroje, thjesht pse

mbase ka favorizuar apo jane blere prej saj. Ne Lezhe apo ne Kukes, kriteri duhet te jete po ai. Ligji.

Submitted by Revnenkho (not verified) on

Çfarë injorance dhe padrejtësie shëmbullore, në respekt dhe mbrojtje të votës së qytetarit. Ka pasaktësi, deri dhe dyshim në vërtetësinë e të dhënave procesverbale  zgjedhore në Lezhë ?

Atëherë !

Ligji Zgjedhor thotë : "Hapen kutitë dhe rinumërohet votat e tyre". Vetëm atëherë njihet rezultati përfundimtar, njihet fituesi, dhe mbajnë përgjegjësinë fajtorët, komisionerët sa majtas dhe djathtas, firmëtarë të dokumentacionit përkatës. Dhe jo foli KOSOVRASTI, dhe foli "DREJTESIA", dhe.... dhe dëgjoj LEFTERIA.

Me këtë populizëm zgjedhor RESPUBLIKA e drejtë mban anën e gabuar, anën e një KQZ-je të padrejtë dhe arbitrare, që vendos rezultate në tavolinë. Tabelat elektronike kanë vetëm vlerë informative, por aspak nuk janë fakt ligjor vlerësimi, pasi nuk kanë asnjë firëm. Kjo nuk justifikohet edhe të thuash, dale se unë po jap thjesht një lajm. Në raport me të vërtetën dhe ligjin është jo qetësim edhe të thuash "Epo gaboj apo është fajtore KQZ-ja, ka dhe Kolegj që e rregullon këtë". Jo vlerësohet integriteti i çdo Institucioni të marrë veçmas.

Megjithatë, tashmë Kolegji të japi drejtësi për palët në konflikt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.