Koalicionet - kooperativat e bashkuara shqiptare – lajmi më i keq për shqiptarët!

Postuar në 13 Janar, 2013 07:34

Mentor Kikia, në një shkrim te G.Sh. i quan koalicionet e reja, “kooperativat e bashkuara shqiptare” sipas Kikisë,Nuk ka patur shprehje më domethënëse në politikën shqiptare se ajo e stisur prej këshilltarëve mediatikë të kryetarit të opozitës, të cilët duket se janë edhe më të zellshëm se vetë Rama që ky të vijë në pushtet: ‘Të bashkohen të gjithë, edhe qelbësirat e Shqipërisë, vetëm të rrëzojmë Sali Berishën nga pushteti’.

Por,  a duhet të justifikojë nevoja për të larguar Berishën nga pushteti, “e aforfe edhe nga skena politike ku “këndon” bindshëm prej 22 vjetësh” që aty të bashkohet kushdo, i majtë e i djathtë, i pastër e i pisët? Kikia nënvizon faktin që PS është gati të bëjë aleancë edhe me LSI-në, “partinë që e refuzoi më përbuzje katër vjet më parë kur Rama mendonte se i kishte të gjitha në dorë, partinë që më pas e mbështeti pas murit dhe e pështyu për vite me radhë dhe ku mllefi i bashkëqeverisjes me Berishën bashkohej me episodet e njëpasnjëshme korruptive, që prodhon seksioni qeveritar i LSI-së. LSI ishte për Partinë Socialiste shëmbëlltyra e korrupsionit, ishte motivi i ndërmarrjes së lëvizjes më të fortë e më tragjike të një opozite që nga 1997-ta, siç ishte protesta e 21 janarit”. Ftesa për t’u bashkuar në një qeverisje të re e të pakorruptuar, për Ilir Metën e korruptuar, edhe sipas opozitës, na bën të besojmë se “Metën e futi në rrugë të keqe Sali Berisha dhe tashmë Rama do ta udhëheqë drejt rrugës së mbarë”.

Me pak fjalë, koalicioni i majtë nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë e majtë, as me programet (edhe pse askush nuk ka ende një program të qartë deri tani), por vetëm me një qëllim; largimin e Sali Berishës,” shkruan Kikia.

Ky është një zhvillim i frikshëm e regresiv në politikën shqiptare, për Kikinë.

Këto lloj kooperativash politike, sa kanë qëllim marrjen ose mbajtjen e pushtetit, po formësohen si skuadrilje të drejtuara nga dy kryetarët posaçërisht kundër njëri-tjetrit.

k.c.

I plotë:

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/kooperativat-e-bashkuara-te-politikes-shqiptare-116447.html

në foto: torta popullore, pasqyrë e tortës së pushtetit

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

(DELETED)!

Je ne nje pozicion te rehatshem zotria juaj, kushedi sa e ke rrogen. Ke pyet ndonjeher qytetaret e tjesht se a kan buk te hane? A i ke pyet ndonjeher se sa ju ka shkuar fatura e borxhit qe kan kundrejt huadhenesve? Ndaj, spo pyet njeri sot i kuq apo jeshil, duhet te ket rotacion e te shpetojn njerzit nga te babeziturit ne pushtet.

Dil e bej ndonje shkrim (DELETED), se si ka mundesi qe nje BERISH J, fiton me mijra Euro ne dite, aq sa nje shqiptar si ben dot per 10 vjet.

E sa per ideologjine, sbesoj se ka ndonje parti ne shqiperi qe i qendron strik ideologjis se saj. Emrin ka ideologji, po e djathta shqiptare ose me sakt PD, do i afrohej ekstremit te majt.

Nejse, skam lexuar ndonje analiz te hajrit  (DELETED), keshtuqe skam pse habitem dhe nga shkrimi ne BALLKANWEB

Submitted by anisa (not verified) on

Nese zgjedhjet nuk do vidheshin Rama e PS nuk do bashkohej me LSIne.

Submitted by drini (not verified) on

Moralin e Berishes e dime. Morali i Rames? U vrane 4 njerez direkt dhe disa te tjere indirekt ( u vetvrane familjare te te vrareve ) per shkak te korrupsionit me shembelltyren  LSI-Meta dhe tani Rama ben sikur te mos kete ndodhur asgje? Me mire nje maskara te tipit Berisha se sa nje maskara te pandershem te tipit Rama

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.