K/ministri kopjon Fevziun, apo Fevziu K/ministrin për “4 shtëpitë e Lubonjës”?

Postuar në 19 Janar, 2013 05:22

Shqiptarja.com sjell sherrin e plotë në Opinionin e Fevziut mes moderatorit dhe të ftuarit të tij Lubonja, debat për të cilin shkroi dhe Respublica dy ditë më parë dhe për të cilin u mbushën me komente rrjetet sociale.

Momentet pikante të sherrit ishin:

Lubonja:              Aty ishte një zonë me vila që nuk duhej të ishin prishur fare sipas mendimit tim. Ti kishe një vilë tënden si person.

Fevziu:                 Jo, unë nuk kisha një vilë, kishte mamaja ime 130m2.

Lubonja:              Ishte për t’u bërë 5-katëshe. Shkove dhe i the Brojkës, “ma bë 8 katësh”

Fevziu:                 Jo, s’është e vërtetë, thirre Brojkën këtu! Ti flet për një gjë që unë nuk jam përfitues...

Lubonja:              Pastaj erdhi Rama zotëri dhe e bëri 13 katësh dhe ajo është jashtë çdo norme ligjore urbanistike.  Si   kjo, janë bërë shumë. Po te lulishtja përballë PD, ke ndonjë pronë ti?

Fevziu:                                 Në 1780, kishte mamaja ime.

Lubonja:              A ishte lulishte ajo, pse u prish?

Fevziu:                                 S’e di, pyet Ramën për këtë, jo mua. U mor firma e ndërtimit.

Lubonja:              Je dhe ti atje.

Fevziu:                                 Janë familjarët e mi. Po dhe ti ke 4 shtëpi në Tiranë!

Medemek, unë jam i keq? Po ti je dhe më i keq. Live! Në emisionin më të famshëm.

Më tej:

Lubonja:              Unë di që u prish një lulishte përballë PD-së, në sytë e Sali Berishës, pse e akuzon tani PD Linda Bashën për një pallat?

Fevziu:                                 1 minutë, a mban përgjegjësi ti për djalin e xhaxhait tënd?

Lubonja:              Jo, unë s’kam marrë leje ndërtimi. Po te ajo lulishtja, nuk je ti këtu?

Fevziu:                                 Jo s’jam fare, nuk hyj unë. Janë familjarët e mi.

Në debat, mund të vihet re që akuza që moderatori i shqetësuar i bën Lubonjës nuk ka ndryshim nga ajo e artikuluar nga K/ministri para pak kohësh kundër analistit. I bie që ose Fevziu merr për bazë ato që thotë Kryeministri, që nuk do të ishte shumë serioze për një gazetar me përvojën e tij, ose Kryeministri i kish dëgjuar më parë ato akuza nga Fevziu. Ose të dy, dëgjojnë një burim të tretë (që i bie të jetë më i informuar se Kryeministrin dhe gazetari më i njohur në vend!)

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

... dhe Feziu e di shume mire qe Lubonja ka vetem dy shtepi, nje apartament ne Tirane dhe nje shtepi ne Petrele - te blera e ndertuara me leket e burgut dhe punen e tij si gazetar.

Nderkohe qe nuk eshte ndonje sekret qe Fevziu vete, si pjese e ketij sistemi klientelist qe kritikon Lubonja, ka bere qe perfitimet e tij (edhe kur ato jane vetem nje pjese e se teres, sic insistoi ne emision) te optimizohen ne maksimum, duke anashkaluar e shkelur edhe ligjet, pavaresisht se kush e ka pasur pushtetin mbi keto ligje. I dhemb Fevziut shtepia 4 katershe e familjareve te Linda Rames (gjithashtu e perfituar me te njejtin sistem si i Fevziut), por perfitimet e tij i quan fare normale, te vetekuptueshme. Por ketu nuk ka asgje per t'u cuditur: edhe baronet e droges nuk e kuptojne se perse nuk duhet te perfitojne nga droga kur ka njerez qe duan ta blejne ate. Pra, pse nuk duhet te perfitoje Linda Rama dhe Fevziu kur e kane mundesine ta bejne kete? C'te keqe ka ketu?

Por kur njerezit arsyetojne keshtu, e keqja ka mberritur deri ne kapilaret e gjakut dhe sistemi eshte i korruptuar komplet e pa shprese per t'u permiresuar.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Po është e njëjta fytyrë veçëse ky është në moshë të re më thoni kush është një të vetëm nga organizata SHQIPËRI E SHQIPËTARËVE VDEKJE TRADHËTARËVE që të ketë menduar për këtë vënd të gjithë kanë qënë dhe janë sahan lëpirsë

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje te gjitheve.

Shkembimin e batutave midis z.Fevziu dhe z.Lubonja i ndoqa "live" dhe per mendimin tim leximi i ketyre shkembimeve eshte diametralisht i kundert me ate qe gazetari K.C i ka dhene ngjarjes ne fjale. Ne radhe te pare duhet thene qe z.Lubonja punen e pallatit te z.Fevziu e permendi si fillim ne pjesen e pare te emisionit dhe z.Fevziu e la ne heshtje duke vazhduar biseden ne studio. Kur e permendi per here te dyte atehere le te themi u ndezen gjakrat dhe z.Fevziu e la fare temen e emisionit dhe u mor me ato qe sipas tij ishin akuza te padrejta te bera nga zoti Lubonja. Dua te them pike se pari qe vetem ky fakt tregon se niveli i gazetarise ne Shqiperi eshte ne nivele te ulta sepse ne asnje vend te Europes Perendimore nuk mund te ndodhte qe nje gazetar/analist i ftuar ne studio te merrej me drejtuesin e emisionit dhe jo me temen e tij po ashtu dhe drejtuesi i emisionit te hiqte dore nga drejtimi i emisionit dhe te merrej me akuzat ndaj tij. Kete fakt e vune ne dukje si z.Bushati ashtu edhe z.Shullaku.

Nuk mendoj qe z. Fevziu kishte problem akuzat sepse sic u shpreh dhe vete nuk kishte asnje problem ligjor me lejet e ndertimit por ajo qe si te thuash i binte keq ishin akuzat e padrejta ndaj tij, dhe ketu vijme tek akuzat e z.Lubonja. Fillimisht z.Lubonja tha : "Pallati jot" duke ju drejtuar z.Fevziu dhe pergjigja e ketij te fundit ishte pallati nuk eshte i imi, une thjesht banoj ne ate pallat. Pallati eshte i imi po aq sa eshte edhe per te gjithe banoret e pallatit. Pas kesaj z. Lubonja i tha meqe pallati ku ti banon eshte ndertuar ne token tende atehere je ti ai qe mban pergjegjsi sepse ke marre leje ndertimi duke shfrytezuar nderhyrjet te z.Brojka dhe z.Rama. Z.Fevziu i hodhi poshte keto akuza duke thene 1-Nuk jam vetem une bashkepronar por ka dhe te tjere dhe 2- lejen e ndertimit e ka marre ndertuesi dhe jo une si pronar i tokes 3- dhe me e rendesishmja i tha meqe zoti Lubonja pohoi qe per keto nderhyrje ka deshmitar z.Brojka , merre ne telefon dhe ballafaqoje me mua sepse une nuk kam bere asnje nderhyrje dhe n.q.s te eshte thene keshtu eshte genjeshter.

Pas ketyre shkembimeve atehere z.Lubonja iu pergjigj me nje fjali qe sipas mendimit tim nuk duhet te degjohet ne gojen e nje gazetari ca me teper te nje nga gazetareve me me pervoje ne Shqiperi, shkrimet e te cilit i lexoj gjithmone me kenaqesi, pra i tha -: " Po keshtu flitet sikur ti ke bere nderhyrje, ka njerez qe e thone kete" pas kesaj fjalie z. Fevziu ju pergjigj qe kjo sipas tij, dhe ne kete pike une jam plotesisht dakort me te, nuk eshte nje menyre e drejte te arsyetuari sepse me togefjalshin "ka njerez qe pohojne kete apo ate gje" mund te thuhen shume gjera. Dhe si per ti sjelle nje shembull i tha : "Po edhe per ty flitet qe ke 4 apartamente". Ketu z. Lubonja i kerkon qe tja numeroje dhe z.Fevziu pasi i numuron dy shtepite e verteta apartamentin ne Tirane dhe shtepine ne Petrele i thote une nuk e di po keshtu flitet. Z. Lubonja nuk e pranon kete lloj arsyetimi dhe z. Fevziu i thote "Po edhe ti per mua ashtu the -Per ty flitet-.".

Pas ketyre shkembimeve emisioni hyn ne nje rrjedhe me normale dhe me nderhyrjen e z. Bushati kthehet ne temen e tij.

U zgjata pak por vetem per te shpjeguar perse une mendoj qe leximi nga ana e gazetarit te ketij lajmi eshte i gabuar.

Nuk dua te futem ne diskutime shterpe jo ka prona z.Fevziu, jo si i ka marre apo ka 4 shtepi z.Lubonja etj etj. Keto jane muhabete pa buke. Ne te gjithe ate emision prej gati 2 oresh ajo qe une kuptova eshte qe e para "semundja e akuzimeve pa fakte" nuk eshte nje cilesi vetem e politikes por edhe e mbare shoqerise dhe e dyta se kur gazetaret qe jane ata qe kane misionin te informojne publikun fillojne e behen pjese e kesaj semundje atehere vaj halli per ate shoqeri civile.

Me respekt

Emigranti

Submitted by SS (not verified) on

Ai ishte debati qe nxorri zbuluar skemen e bashekzistences se Fevziut pagues dhe Lubonjes perfitues ne ate qe quhet tv Klan qeveritar. Lubonja pranon leket e Klanit por na flet per moral. Gjepura. Perse Lubonja nuk e mohoi faktin e 2 shtepive por e kaloi me shprehjet te tipit "le ta shmangim" anen personale te debatit? Ishte thjesht nje shfaqje e ndyre per perligjur qe ne ate hale intesash vetem m**i Lubonjes te madh nuk mban ere si te tjeret. Pavaresisht kesaj "pallati" i Lindes barazohej perseri me 3 milionshin e Gits. Nje pyetje me vend qe beri Lubonja por nuk pati guximin ( tipike kur eshte objekt AI)per ti shkuar deri ne fund eshte fakti qe perse Fevzo nuk kishte bere investigimin e akuzave ndaj gjeniut akademik Gita? Aty e kishin urith presidentin e nje universiteti perse nuk e pyeten per pagen e mundshme akademike ne Shqiperi?
Ishte thjesht nje shfaqje qe devijoi paksa nga skenari. Intelektuale si Lubonja jane shterpe sepse nuk ofrojne zgjidhje praktike por thjesht jane te obsesuar ne higjenen morale te njerezve. Vrasesit i duhet thene vrases edhe kur eshte kryeminister dhe vjedhes se pushtetit i thuhet puc pavaresisht se E Rama eshte viktima. Keto Lubonja nuk i ben por kerkon Partine e idealisteve si Lenini para 100 vjetesh.

Submitted by bbb (not verified) on

Qe  nje menyre per te mbush programin. Mendoj se Lubonja ja futi kot. Ky Lubonja shume akuzon te tjeret por vete ka 4 shpija ne Tirane dhe ska bythe te flase...

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Po mire ju gazetaret qe me te drejte theksoni faktin qe pergjigjja e Fevziut eshte ne te njejten vije me ate te PDs. Po ajo pjese ku Fevziu shkon tek Brojka dhe i kerkon nje 8 katesh, dhe vjen Rama dhe ia ben 13, nuk qenka per tu theksuar kshu? Apo korrupsioni lejohet kur e ben partia/personat qe ju simpatizoni? Eshte per shkak te kesaje menyre te semure te te menduarit qe edhe pas 20 vitesh, jemi akoma ne tranzicion.

Gazetaret e mediave shqiptare nuk kane absolutisht asnje ndryshim me ato persona qe akuzojne c'do dite per plehra dhe te korruptuar. Fotokopje te njeri tjetrin jane te gjithe, si "elita" e politikes, po ashtu dhe "elita" e gazetarise.

Submitted by E.R (not verified) on

Qellimi i Lubonjes ishte te demaskonte SI behen gjerat ne Shqiperi.  Dhe nuk besoj qe ne shqiperi te kete bollek higjene morale qe te na qenkesh kthyer ne nje gje negative.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.