Këshilltarët e majtë kanë zgjedhur njeriun e tyre në krye të Këshillit; Basha nuk e pranon

Postuar në 03 Maj, 2013 10:58

Këshilltarët e majtë (PS+LSI) i janë përgjigjur në mënyrën e tyre zvarritjes së kërkesës së tyre për të bërë mbledhjen e Këshillit me synimin për të zgjedhur kreun e ri të Këshillit Bashkiak në rrethanat e reja, në të cilat të majtët janë shumicë. Basha dhe të vetët janë përpjekur ta pengojnë këtë mbledhje këshilli me metoda të çuditshme (ndërrime bravash të dyerve!!!), por 31 këshilltarët e majtë, pasi kanë çarë murin e policëve në roje të Bashkisë, janë mbledhur në paradhomën e sallës së madhe, dhe aty kanë vendosur në mënyrë unanime (me 31 vota pro) shkarkimin e Kosovrastit dhe emërimin e Aldrin Dalipit në vend të tij.

Kemi ezauruar të gjithë hapat ligjore për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Kërkesën ia drejtuam zotit Kosovrasti. Njoftimi për mbledhjen është bërë që ditën e hënë. Ligji na jep të drejtën, që në momentin që ka një shumicë të re, drejtimi i këshillit bashkiak të Tiranës ndryshon. Kjo jo për të bllokuar zotin Basha, por për t’i dhënë legjitimitet institucionit”, është shprehur Aldrin Dalipi para se të zgjidhej në krye të Këshillit.

Ka reaguar dhe Bashkia me një deklaratë pas kësaj që ka ndodhur: “Nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtare e Këshillit Bashkiak. Bashkia Tiranë njoftoi që dje opinionin publik se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe të ligjshëm mbi thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ditën e sotme. Bashkia Tiranë dënon dhunën e përdorur sot nga disa këshilltarë, ndaj institucionit të Bashkisë dhe bën të ditur se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kjo tregon se sa vlere kane votimet per PD-ne. Edhe atehere kur ata nuk kane mundesi te vjedhin vota dhe kalojne ne minorance prap nuk e dorzojne pushtetin. Vetem portesta te perditshme dhe te pershkallzuara mund te rrezojne Berishen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.