Kërkohet ndihmë për sjelljen e trupit të Bejkos. “Janë të varfër, të këputur dhe ka dy vajza të vogla” – thonë bashkëgrevistët

Postuar në 02 Nëntor, 2012 10:11

“Në radhë të parë kam marrë lajmin më të hidhur në jetën time, për bashkëvuajtësin tim, që më duket sikur e kam djegur më duart të mia, pasi ka ardhur pas meje, për t’u djegur me mua. Do doja të kisha vdekur unë, ai ka dy vajza të vogla.. Më erdhi në reanimacion dhe më tha se do ta çoj amanetin tënd deri në fund. Ne do i bëjmë varrimin më të madh në Shqipëri, do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Tani do ja dërgoj amanetin deri në fund”.

Televizioni News 24 ka  intervistuar Gjergj Ndrecën dhe Skënder Tufën, për vdekjen e Lirak Bejkos sot në spitalin italian ku kurohej pas aktit vetëflijues  në grevën e urisë së ish-të burgosurve të diktaturës komuniste. Fjalët më sipër janë të Ndrecës.

Skënder Tufa, i cili dha i pari lajmin tragjik për Bejkon në një telefonatë në ResPublika sot pas mesditës, ka kërkuar ndihmë për sjelljen e trupit, pasi Bejko është kryefamiljar i një familje të varfër.

Citohet Tufa nga Neës 24: “Është tepër e vështirë të flasësh. Ne drejtojmë gishtin tonë drejt kryeministrit Berisha për vdekjen e vëllait tonë. Familjarët e Bejkos jetojnë me qera, trupi i tij do ketë nevojë për formalitete në Itali. Ne jemi mbledhur dhe po merremi me organizmin e kësaj çështjeje. Instituti i të përndjekurve të hapë dyert për homazhe. Shteti të japë dëshmshpërblimin e burgut për familjen, pasi janë të varfër”. A.N.

Comments

Submitted by martin (not verified) on

E gjithe Shqiperia duhet te jete ne varrimin e martirit Lirak Bejko !

Ai u sakrifikua edhe per ne te gjithe dhe te gjithe duhet ta percjellim me nderim te thelle ne banesen e fundit.

Te gjithe qe t'i themi Saliut : ne jemi me Lirakun. O sot o kurre !

I perjetshem qofte kujtimi i Lirakut !

Submitted by Dritan (not verified) on

Shqiperia martin do shkoje klubeve dhe kafeneve, eshte teper injorante dhe e bere gure per tu perlotur nga tragjedite. Shqiptareve nuk u ben me pershtypje as vdekja as jeta.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po me mire se te organizoheni per varrim (miting) me mire shikoni te mblidhni ndonje leke qe ti sillni trupin ne shtepi te ndjerit.

Submitted by drini (not verified) on

I shkreti, shkoi si qeni ne rrush. Dhe shoket e tij jane si kokrra e molles, ne shtepite e tyre, me familjet e tyre, pasi e perfunduan greven me ''sukses''. Ashtu si e perfundoi  me sukses edhe Edi Rama protesten kunder Ilir Metes. Nje shaka e vogel ishte: u vrane 4 vete per te bere me emocional takimin me Ilirin

Submitted by Dritan (not verified) on

Me falni per fjalorin do mundohem te jem disi estetik dhe publikojeni sepse eshte nje mllef ndaj Shqiperise se sotme te degraduar:

F""" YOU ALBANIAN SOCIETY

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.