Kë do mbështesin analistët? Çani, Berishën; Shkullakun nuk e bind Rama; Artan Hoxha e Artur Zheji përpëliten pa u prononcuar; Baze, Bushati e Hila kundër Berishës...

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:20

Gazeta MAPO u ka kërkuar të marrin përsipër kë do të mbështesin (endorsement) 9 analistëve, Bushatit, Nazarkos, Shkullakut, Zhejit, Bazes, Hoxhës, Çanit, Dritan Hilës (dhe shton aty dhe Lubonjën, që bëri thirrje për t’i vënë një kryq të madh politikës shqiptare)

Arian Çani thotë se “ Rama është kopje e keqe e Berishës; të mbajmë origjinalin” Më tej, moderatori i Zonë e Lirë në TV Klan, thotë se nuk di kush do t’i fitojë zgjedhjet në 23 qershor, por “di se kush nuk duhet t’i fitojë. Personalisht do ta konsideroja një kthim mbrapa dhe një aventurë të rrezikshme rikthimin në pushtet të Edi Ramës dhe shpurës së tij servile.”

Armand Shkullaku, Drejtor në ABC News, thotë se “koalicionit të majtë i mungojnë dy gjëra: së pari ajo që është thënë prej shumë kohësh,  i mungon fryma. Pra një lloj entuziazmi, programi, vizioni, ideje, kauze të madhe, me të cilën opozitat vijnë në pushtet dhe bëjnë ndryshime...”

Mentor Nazarko, thotë se “zgjedhjet i fiton opozita e bashkuar, sepse do t’i humbë qeveria”

Dritan Hila, kundër Berishës. “Tashmë në këtë vend, e vetmja shpresë për të sjellë ndryshimin, është pikërisht dufi i këtyre njerëzve. Është dialektika e jetës që do ta shpëtojë Shqipërinë nga laku i Berishës” thotë ai.

Fatos Lubonja, përsërit qëndrimin në një shkrim të Panoramës, kryqin fletës! “Sa më shumë vota me kryqe, aq më shumë do të vihet në dukje se ka ardhur koha kur, siç thonë këta të rinjtë në këngën që po ju dërgoj – me shpresë se do ta fusni në faqet në internet të Mapos – t’i themi kësaj kaste “Mjaft më me ju” se “është koha kur nuk durohet dot më”.”

Artan Hoxha, shprehet se Me shumë gjasë, rezultati rrotë më rrotë”, pa pranuar të bëjë endorsement, që gjithsesi lihet i nënkuptuar. “PD dhe PS s’mund të kenë të vetme 71 deputetë. Në fakt kjo s’është e re sepse këtë përfitim demokratik e patëm që nga zgjedhjet 2009, e në fakt edhe në ato 2005, por është e shëndetshme që kjo do të vazhdojë, siç do të vazhdojë, edhe pas zgjedhjeve 2013.”

Mero Baze, kundër Berishës. “Fjalori rreth 23 Qershorit është reduktuar shumë dhe fjalia e duhur që ka mbetur për të thënë është që më 23 Qershor duhet të ikë Berisha.”

Artur Zheji, nuk prononcohet, por nënkuptohet që i pëlqen “një forcë e tretë”. “I gjithë ky duel nuk mund të kuptohet si një duet pasiqë një forcë e tretë e madhe dhe e fuqishme dhe përcaktuese njëkohësisht, për fituesin e 2013 ka frymën e vet dhe një doktrinë të pamvarur. Dhe nuk janë të papërfillshme forca të tjera të treta...”

Andi Bushati, kundër Berishës. “Por nuk është vetëm çështja e performancës; vota kundër Sali Berishës është edhe votë historike, sepse është një brez i tërë 40-45-vjeçarësh të cilit edhe unë i përkas, që, po të bëjnë sot një llogari, kanë jetuar më shumë vite politike nën Sali Berishën se sa nën Enver Hoxhën. Pra, këtë radhë, vota e 2013 është edhe një përpjekje që të mos krijojmë me votë udhëheqës të përjetshëm.”

k.c.

E plotë:

http://mapo.al/2013/06/01/analiste-pozicionohuni/

Comments

Submitted by anon (not verified) on

Vetem keta jane ajka e analisteve ?!

Mesa duket dybekun e ka rrahur Cili...qe eshte bere si bankieret:'Te falin nje cader ne dite me diell dhe t'a marrin ne dite me shi'.

Submitted by turi gashi (not verified) on

e degjova kete kenge dhe eshte super ... perse nuk e fusni si lajm ? vetem ashtu do kishin mundesine ta degjonin shume veta ? teksti i kesaj kenge eshte dritherues ....  merreni parasysh ... Me respekt , TURI .

Submitted by bbb (not verified) on

Ky Zheji eshte kokrra e legenit. Sapo ndonjeri i sulmon Meten tek emisioni i tij, fillon e hidhet si kali kur e pickon zekthi....Tek emsioni i tij, cdo 5 minuta nxjerr spotin bajat FAKTORI META( se c'faktor eshte nje hajdut nuk dihet!?) ku nuk merret vesh cfare tamam eshte faktori hajdut Meta, force e majte, e djathte apo e qendres...E nxjerr Meten si "baba te kombit" qe se ze gjumi per popullin. Militant, shume i njeanshem, genjshtar, i pasuportushem

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po kur Cani te nderrojne padron, per ke abbaieranno. Pasi z. Hoxha e ka mare oferten. Keshilltar i kryeministrit te ri pas 23 qershorit. Edhe Shkullaku do ta gjej entuziamin tek pushtetaret e rinj. Sa per Zhejin, ai mbase nuk e di se sot eshte data 1 qershor, dhe lindja e nje force te trete parashikohet pas tete vjetesh.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Mire kunder Berishes qenkan thuajse te tere! Po si s'doli njeri qe te thote: Une jam per Ramen! Kjo eshte tamam si shprehja "per inat te vjerres". Po patjeter nje mullixhi si Ramen doni t'i ngecni shqiptareve ne dere per vitet e ardhshme?!

Submitted by Bard (not verified) on

Keta kane filluar te mendojne per madatin e dyte, or mik, e dy te paret i quajne te marre...the king is dead, long live the king

Submitted by VotUesi (not verified) on

ANAL-istët. Kane filluar t'i bejne ndere njeri - tjetrit. Çanin e ftojne dhe kur e ftojne, ai tregon nje mllef per Ramen dhe menjehere tjetri mendon: Patjeter qe Rama nuk do i kete ofruar ndonje jeje ndertimi, te kerkuar nga ai dhe Çani e ka marre inat "deri ne vdekje".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.