John Withers: Në 23 qershor merret vesh nëse doni të jetoni në demokraci, apo të rrëshqisni në diktaturë

Postuar në 31 Maj, 2013 12:29

Ish ambasadori John Withers sapo ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës (për gazetarin Arben Xhixho), dhe në këtë intervistë ka ripërsëritur, madje më fort, mesazhet që ka përcjellë dhe herë të tjera. Duket sikur ka dalë ta japë këtë intervistë për të balancuar në një farë mënyre mesazhet ‘neutrale’ të zyrtarit të Departamentit amerikan, Jonathan Moore, dhe për t’iu bërë krah pasardhësit të tij në Tiranë, Alexandër Arvizu-së.  Ja disa nënvizime të tij:

-Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës; edhe fëmijët e shkollës e dinë këtë, rregullat e lojës nuk ndryshohen kur ajo ka filluar, thjesht për të siguruar përfitim partiak.

-[Lidhur me mospërputhjet mes Ambasadës në Tiranë dhe qëndrimeve të zyrtarëve të DASH-it, unë do të thoja se] ajo që ka rëndësi është se Ambasadori Arvizu flet për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai është përfaqësuesi zyrtar i tij. Pra për çdo sqarim, ai është personi që duhet pyetur.  Dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën. Ambasadorët amerikanë thonë të vërtetën.

-Në një kuptim më të gjerë, nuk ka rëndësi mendimi i Jonathan ër pëMoore-it, ose i të huajve të tjerë. Shqiptarët vetë e dinë të vërtetën. Ata e dinë çfarë ndodh. Duke e ditur këtë të vërtetë ata duhet ta kthejnë mendimin e tyre në votë. Duhet të shohin situatën në terren.

-Këto zgjedhje do të përcaktojnë në se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë demokraci, apo në se vendi do të rrëshqasë pas në diktaturë. Shqiptarët duhet të shohin tek vetvetja dhe jo të përpiqen të shohin se çfarë është në mendjen e burokratëve të Departamentit të Shtetit dhe të votojnë sipas asaj që besojnë, që për mua është të votojnë për ndryshimin.

–Ej, etj.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.zeriamerikes.com/content/amb-withers-shqiperi-albania-voa-ditari-zgjedhje/1672183.html

Re.Pu.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Kete gje ke thene dhe ne 2009 dhe rezultati ishte qe te nxoren ne pension te parakohshem. Sot je nje pensionist ose sic e quan Rama formatin tend -- nje protagonist oturaku

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Z.Ambasador Sali Berisha eshte votuar nga shqiptaret vetem njehere me 1992 e larget. Ai eshte rikthyer ne pushtet si pasoje e pecarjes se se majtes dhe vjedhjeve te zgjedhjeve. Nqs rreshqasim ne diktature eshte komplet pergjegjesi e palacove frikacake te PS qe mbajne ne pushtet kriminelin Berisha.

Submitted by ervin (not verified) on

ata palacot qe ti permend pa emer Anonim jane po aq te inkriminuar sa dhe krimineli i pergojuar me emer te pervecem. Ketu nevojiten njerez te zote per te na nxjerre nga bataku ku jemi zhytur por te tille deri me sot nuk po duken ne horizont

Submitted by bbb (not verified) on

Shume vone Withers po ben objektikvin. Cti besh, Deviroli nuk te dekospiroi kurse Kosta Trebicka po...

Submitted by Poli (not verified) on

Pash zotin jepini nje pasaporte shqiptare ketij xhaxhit se po vdes te votoje per ramen. sa me shume flet aq me shume tregon se sa i paaneshem ka qene ne gjykimet e tij.

Submitted by Genci (not verified) on

Respekt per ju Z.Ambasador! Kush ka veshe te degjoje, kush ka mend te mendoje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.