Intervista/ Poeti Faslli Haliti: Ismail Kadare është gjeni. Nuk njoh asnjë gjeni servil

Postuar në 24 Tetor, 2014 04:47

Leonard Veizi

Ka qenë fillimi i tetorit të vitit 1975 kur shkrimtari Ismail Kadare paraqiti në gazetën “Drita” poemën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, e njohur ndryshe me emrin “Pashallarët e kuq”. Dhe nëse ishte planifikuar që ajo të zinte vendin kryesor në faqosje, në mbrëmje kur gazeta po shtypej në shtypshkronjë, kryeredaktori i gazetës “Drita” Duro Mustafai, lexon në bocat e porsadala prej makinerive “Pashallarët.” Pikërisht aty u vendos pezullimi i botimit të kësaj poezie...

...Askush nuk e di me saktësi se çfarë mendimi kishte në kokë shkrimtari Ismail Kadare kur vendosi të ulej për të shkruar një poezi e cila në pamje të parë do t’i bashkohej fushatës së luftës kundër burokratizmit, e që do t’i vinte titullin; “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Veç nëpër rreshtat e saj gjithkush mund ta lexojë në mënyra të ndryshme atë që ai ka dashur të thotë. Gati 30 vite më pas, poeti i njohur Faslli Haliti, thotë se: “Pashallarët”, për mendimin tim, është një nga poezitë më të mira të Ismail Kadaresë, një poezi që qëndron përkrah poezive cilësore të tij:

ResPublica: - Si e vlerësoni ju sot këtë poezi?

Faslli Haliti: - Kjo poezi e Kadaresë nuk është poezi servile, siç shprehej dikush në një shkrim të tijin, për më tepër nuk ishte një poezi pa ide. Përkundrazi, ajo ishte një poezi dramatike, një revoltë artistike, kundër burokracisë dhe burokratëve, por jo vetë kaq ajo ka diçka al di la delle paroleed ai versi (përtej fjalëve dhe vargjeve). Kadare me këtë poezi jepte sinjalin: “Nuk i kini mirë punët, sistemet nuk rrëzohen nga çatitë por nga themelet”. Dhe këtë poeti e thoshte jo në sordino, me tone forta, por jo bërtitëse.

ResPublica: - A ishte e efektshme lufta kundër burokracisë që bëhej në ato vite?

Faslli Haliti: - Fillimisht unë do të bëja pyetjen se cilët ishin burokratët? Kooperativistët, punëtorët apo populli? Burokratët ishin pushtetarët dhe partiakët, nga Organizata Bazë e deri  në Komitetin Qendror e në Byronë Politike. Ishte kjo që e tronditi shefin e madh të Partisë. Në atë poezi ai pa se qenesh i rrethuar nga burokratët, nga pashallarë e bejlerë me tesera partie dhe se lufta kundër burokratizmit që bënte Partia, që bënte ai vetë, ishin fiktive, sheqerkë. Sepse ishin burokratët ata që e sorollatnin popullin lart e poshtë duke mos ua zgjidhur problemet, sorollatje kjo që ngjallte revoltë, protestë e brendshme, e gatshme të shpërthente. S’i mungonte, veçse detonatori, fitili.

ResPublica: - Nuk mund të cilësohej dhe si një sinjal pozitiv, nga ana e partiakëve të lartë, këto vargje të Kadaresë?

Faslli Haliti: - Një gjë të tillë e nuhaste shefi i komunistëve. Kjo dhe e shqetësonte. Prandaj dhe e anatemoi poezinë. E detyroi autorin të bënte autokritikë si në autodafet e Spanjës medievale. Veçse këtë herë përpara nuk ishte turra e druve, por siç është shprehur vetë Kadare, përpara tij ishin njerëz me thika  në duar. Poezia e tronditi shefin e Partisë sepse në atë poezi ai pa veten si një sulltan. Poezia këtë herë ngrihej e sertë, kundër pashallarëve të kuq byroistë, kurse nesër, një poemë edhe më e sertë e po këtij shkrimtari, do të ngrihej  kundër sulltanit të kuq që ishte ai, vetë, ndonëse pa mjekër e pa mustaqe. Si Makbeth që shkoi nëpër natë të vriste mbretin që flinte gjumin e pafajshëm dhe vrau atë në atë gjumë vdekjeje, i yshtur jo veç nga ndjenja për karrierë, por edhe nga e shoqja ambicioze, zonja Makbeth, kështu dhe Makbethi i kuq, zbriste poshtë në bodrum i lemerisur se mos po i ikte posti i shefit të Partisë, për t’u vënë flakën të përmbysurve që po trazonin prushin, gjakun e të rënëve, për ta përmbysur me themel. Por pa se të përmbysurit ishin me tesera partie. Dhe kjo jepet me vargjet:

Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë,
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe aherë në themelet e shtetit
Zbriti, si në baladat e mëdha.

Një pishtar të kuq mbante në dorë,
Dheu dridhej: flaka mbi ta ra!
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve,
Tek ndanin mantelet seç i pa!

Dhe ndërsa Makbethi vrau mbretin që të bëhej mbret, shefi i komunistëve luftonte me zjarr e gjak që të mbetej mbret.

ResPublica: - Pra lufta kundër burokracisë mbeste në kuadrin e një farse?

Faslli Haliti: - Edhe luftën e klasave edhe luftën kundër burokracive ai e bënte jo për të kulluar, por për të spastruar gjithkënd që s’i shkonte për osh, e bënte për të shtypur ata që guxonin të nxirrnin paksa majën e veshit.

ResPublica: - Përse u godit kaq fort kjo poezi?

Faslli Haliti: - Sepse si një personazh tragjik ajo poezi, u fut në luftë para kohe me forcat e kuqe, ndaj dhe fati i saj ishte si fati i një heroi tragjik, me ndryshimin se ajo s’u mposhtë, përkundrazi ajo pati një impakt si asnjë poezi tjetër. Ajo jehoi dhe do të jehoj ende me kumbim të pafundmë nëpër vite. Ishte koha kur kishin filluar spastrimet në kulturë, ekonomi, ushtri. Këtë gjendje dramatike, këtë atmosferë tmerri që kundërmonte erë gjaku, poezia “Pashallarët e Kuq” e pasqyron si asnjë poezi tjetër e autorit.

ResPublica: - Po nëse do të ishte botuar...?

Faslli Haliti: - Them se u bë mirë që nuk u botua. Sepse kështu impakti i saj ishte shumë i madh dhe për më tepër ajo u përkrah nga të gjithë, përveç disa komunistëve me ortodoksi të kuqe, ajo u përqafua nga masa dhe elita progresiste. Nuk kishte zëra kundër. Përkundrazi. Po të ishte botuar, ajo do përballej me një luftë të pabarabartë, sepse do t’u hapej goja ortodoksëve fanatik që e urrenin poezinë dhe jo e atyre që e donin poezinë dhe e lexonin me grupe në shtëpia dhe kokë më kokë. Në këtë mënyrë ajo i jetoi më shumë kohës, nuk u përfol. Nga një pikëpamje, komploti i heshtjes, i bëri mirë poezisë, e shpëtoi nga interpretimet dhe analizave idiote, banale.

ResPublica: - Çfarë është Ismail Kadareja për ju?

Faslli Haliti: - Padyshim Kadare është një gjeni. Unë nuk njoh asnjë gjeni servil. Përkundrazi tipari i tij është guximi, trimëria, guxim e trimëri kjo jo kalorësiake, por artistike dhe estetike.

Leonard Veizi

Comments

Submitted by Myzeqeja ne gju... (not verified) on

Faslli Haliti eshte lindur e rritur si myzeqar.

Tere jeten i qendroi besnik, ne gjunje mbeti, perpara Kalase se Gjirokastres.

Po, Haliti eshte i sinqerte:fabulat e tij te rimosura, jane kopje e zbehte e poemave epike te Kadarese.

Haliti ngjan me Kadarene vetem ne poemat ne fjale. "Ne mesdite mbelidhet Biroja politike" e Ismail

Kadarese ngjan si pike e ujit me "Dielli dhe rrekete" te myzeqarit Faslli Haliti.

Te dyja i luten Agait te Fshatit (shokut Enver, Diellit domethene) te marre masa per qehajallaret dhe

per tere ata me poshte, qe ta lirojne nje çike litarin ne qafen e popullit, por vetem nje cike ama...

Submitted by Dardan (not verified) on

Eshte e vertete qe Haliti eshte njeri i mire por ashtu si shumica e njerzve i urrejne padrejtesite qe u behen nga te tjeret dhe nga ana tjeter nuk e shohin padrejtesine qe u bejne te tjereve. Poet medioker.  Ka shume deshire te quhet i presekutuar nga regjimi por ne te vertete ka qene i presekutuar nga njerzite e tij dhe nga administrata nen te cilen jetonte.  Vleresimet per "Pashallaret e kuq" jane vleresime vulgare dhe rrahin qe luften kunder burokracise, kunder paragjykimeve fetare e zakoneve prapanike, kunder indiferentizmit dhe qendrimeve turkoshake ti paraqese sikur ka qene lufte e ketyre "intelektualeve" kunder socializmit.  Ajo lufte klase, lufte kunder konservatorizmit, liberalizmit, pro emancipimit shoqeror te femres, lufte per ngritjen e shqiptareve ne lartesine e ndergjegjes se popujve te perparuar europiane ka qene dhe eshte ne cdo vend te Evropes, por "intelektualet" shqiptare qe linden nga shkollat e para masive , nga kurset kunder analfabetizmit (92% e shqiptareve analfabete) e shikonin vehten si udheheqesa dhe e mbanin vehten per te ditur.   Keshtu qe ishte e sigurte qe midis intelektualit kokebosh dhe mases se gjere te njerzve do te kishte nje lufte diku te heshtur e diku me ze te larte por ne cdo rast nje lufte e tille ishte me teper nerva gricese sesa nje lufte e suksesshme per ndonje pale.   Imagjino nje Lenka Cuko (mike me te intervistuarin) ne Byrone Politike, apo Tefta Camin, apo Themije Thomain, te gjitha femra mediokre qe me teper u ngriten ne poste qeveritare per shkak te emancipimit dhe jo per merita. Te tille kishte kudo, .... e si mund te krijohej nje inteligjence e re ne Shqiperi kur inteligjenca e vjeter ose kishte mbetur ne Stamboll (pavarsia e Shqiperise) ose i sherbeu nazifashizmit (i kemi edhe sot pinjollet dhe bijte e tyre)  ose u krijua me ngut per te drejtuar pune e vendit.  Vetem nje pakice intelektualesh ishin ata qe i vune gjoksin atdheut tyre te vogel dhe te varfer, ne te gjithe njohim njaft doktore, filologe, historiane qe pununa me devocion per te miren e atdheut, por..... por ata ishin shume, fatkeqesisht shume pak, por i kishin kryre studimet ne vendet e perparuara te Evropes! Qe te mos e zgjas, kam opinionin tim se per te gjykuar 50 vite histori do te duheshin te gjitha ngjyrat dhe nuancat e tyre dhe nese i pershkruajme vetem bardhe e zi, genjejme te tjeret dhe vetvehten duke mbyllur syte dhe veshet ndaj atdheut te perbashket.  Eshte e pamundur dhe do te thosha budallallek masiv qe askush perpiqet te pastroje balten berishiane nga historia moderne e Shqipersie (100 vitet e pavarsise).

Submitted by Ca gjera nuk th... (not verified) on

Ca gjera nuk thuhen, Dardan,

por Faslliu i thote: poema e Smajl Kadareut ishte kunder burokracise, jo kunder komunizmit, as kunder shokut enver.

Faslliu me ngjan me Nasho Jorgaqin kesaj here: e thote te verteten, edhe pse me kriken se mos Islamili zemerohet.

Pse te mos e themi te verteten e kohes?

Holle-holle, Haliti e thote te verteten: nuk ka gjeni qe eshte servil.

Kadarea ishte servil, pra nuk eshte gjeni.

Te lumte gryka e kallamit te kentes, o trim i Myzeqese.

por prite zemerimin e Akilit, paskesaj!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.