Incidente me lozhat e Kuvendit para fjalimit të Clintonit

Postuar në 02 Nëntor, 2012 03:31

“Turpi i parë: krerët e institucioneve kushtetuese të ulur të gjithë në lozha, madje edhe gruaja e presidentit dhe e kryeministrit në lozha të posaçme, kryetarin e KLSH, Bujar Leskaj e kanë çuar tek gazetarët. Turpi i dytë: Nipi i Ahmet Zogut dhe i biri i Leka Zogut në lozhën e dytë, mbi vendin e presidentit. Turp për së dyti! Turpi i tretë i Kuvendit: Edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës në lozhën e parë në të majtë. Asht shok me Jozefinën,”

Teksti është i deputetit Erjon Brace në profilin e tij në FB. Vec atyre që thotë Brace, gjatë ditës së djeshme ka patur incidente mes gardës dhe disa të ftuarve nga Ambasada Amerikane. Perplasjet janë krijuar nga mbivendosja e ftesave të Kuvendit, në ftesat që Ambasada Amerikane shpërndau me rastin e fjalimit të znj.Klinton.

Incidentet mes gardës dhe disa krerëve të institucioneve janë dëgjuar (për turp) nga shumë të pranishëm. Kuvendi me sa duket ka hartuar një listë të dytë të ftuarish për sallën, kapaciteti i së cilës është 150 vende, duke anashkaluar në disa raste ftesat e vetë Ambasadës Amerikane. (A.N.)

Shih edhe:
http://www.respublica.al/artikuj/2012/11/01/ka-mesazhe-te-kr...

Comments

Submitted by ena (not verified) on

a mund te dime kush eshte perfshire ne listen e te ftuareve te ambasades amerikane ?  do te duhej te perbente lajm interesant per median.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Ftesat e Ambasades jane zbardhur keto dite.Ata kishin ftuar ne Parlament keta persona.Ina Rama,Bamir Topi,Kreshnik Spahiu,Igli Totozani etj.Pak a shume gjithe pucistet.Mungonin vetem pucistet Flip Cakulli,Mero Baze,Sokol Balla etj.Pervecse mungonte Dalzotesi Nano.

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Emrat e atyre te ftuarve nga ambasada amerikane jane bere te njohura nga disa gazeta  on-line,nder ta kam pare emrat e Bamir Topit,ish-presidentit,Kreshnik Spahiuu,kryetari i AZ dhe zoti Pashaji, sekretari i pergjithshem i AZ, zonja Prokurore e Pergjithshme Ina Rama si dhe zonja Linda Rama,bashkeshorte e kryetarit te opozites. Me siguri ka pasur edhe miq te tjere te ambasades,por me te rendesishem ishin ato qe permenda me lart.

Submitted by Dritan (not verified) on

Pse duhej qe ambasada te zgjedhe se kush do shkoje????

Psh ftesa per AKZ eshte nje turp, se eshte nje ftese per nje force ekstremiste dhe turme te zeze

Submitted by perla (not verified) on

Ambasada Amerikane harroi te te pyeste ty se cili duhej ftuar e cili jo me sa duket. Sa per dijenine tende personi qe duhej nderuar ishte nje nga kreret me te larte te Shtetit Amerikan dhe Ambasada ka te drejten te ftoje cilin t'i teket. Sidomos kur ata qe lihen jashte jane krere insitucionesh kushtetuese e qe me sa duket pronarja e parlamentit nuk i dashka shume. E ajo qe te irriton e te habit me shume eshte injoranca pa kufi e ushqyer nga dashakeqesia e paimagjinueshme e Jozkes. Kush ia la prone parlamentin asaj, nena apo babai ? Nese eshte atje ku eshte, eshte ne saje te votave te ketij populli te cilit duhet t'i sherbeje sa me miiiiire. Po me sa duket ajo s'paska mend as sa nje harabel, se jo vetem detyren e saj s'e njeh por ne vend qe te sillej ne menyre serioze siç ia donte vendi, sillej si histerike e adoleshente duke hedhur balluket sa nga njera ane tek tjetra. Lum si ne e lum si ti per Jozefinen tone te ndritur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.