Ilva Tare tok me këngën “Të ka lali shpirt” në kishën e Shna Ndout

Postuar në 13 Maj, 2013 06:02

Kënga “Të ka lali shpirt”, e kënduar nga një vajzë me emrin Silva Gunbardhi (shiheni në foto), ka kapur mbi 17 milionë klikime deri tani në website-in e videove, Youtube. Ilva Tare e përshkruan kështu këtë këngë në një shkrim për Javën me titullin – jemi aty ku duhet – “Të ka lali shpirt”: “Teksti dhe muzika përfaqësojnë plotësisht atë që shoqëria shqiptare po kalon në këto kohëra; një përzierje kotësie me ritëm tallavaje dhe me përqafime majtas e djathtas të politikës që është gati të ketë shpirt e xhan çdo lal që ia afron pushtetin”.

Dhe më poshtë ajo jep një dëshmi të vetën: “E dëgjova këngën e famshme si zile celulari në një vend ku as imagjinata nuk mund ta dërgonte. Në një hapësirë paqeje dhe marrëdhënie me besimin dhe fatin që zakonisht e pushton heshtja. E kam fjalën për shpellën e Shën Vlashit në Kishë e Laçit. Lutjeve të besimtarëve, fotografive dhe teshave që mbanin në duar iu shtua zëri i Silva Gunabardhit që erdhi përmes ziles së celularit si një mesazh i dërguar nga Ai Lart, se lali i ka shpirt e xhan, tamam në momentin kur lutja duhet të ishte e pazëshme.

Nuk po them atë që bën cdo hipokrit i këtij qyteti duke pretenduar se ia tregoi një miku i tij këtë ngjarje. Jo, unë isha dëshmitare e tallavasë së cilës i janë dorëzuar shqiptarët dhe mungesës së tyre të kulturës dhe respektit për tjetrin kur shtyjnë dhe nuk mbajnë radhë as kur ikin të flasin me Zotin.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Ndoshta Silva Gurabardhi eshte tejet me prane asaj, qe po e quajme jete e shkuar kot, se sa vogelushja I. Tare qe e kerkon paqen dhe qetesine ne kishen e Shen Vlashit!

Gjithsesi, po mendoj se askush nuk ka te drejte, perfshirë  mua, te komentoje prirjet dhe te "bukuren" e secilit prej nesh.

Submitted by Dardan (not verified) on

Me pelqen shume ky opinion i Tares mbi sjelljet baltoze te mjaft shqiptareve qe s'bejne tjeter vec kopjojne imoralitetin e banditeve qe sot sundojne Shqiperine.

Submitted by Bartolomeo Revi... (not verified) on

Silvën e kemi ekzemplaren më të mirë femër të ditës së sotme. Ia kalon edhe misit të avokat Ngjalës.

Submitted by Ritter (not verified) on

Gjithçka nje tallava  e madhe... e turpshme

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po une do t'ju bie nder mend tallavane me te madhe kombetare, ate qe shpreh shpirtin e fundosur dhe te trullosur me ideologji te shqiptareve. Tekst pa tekst, vetem e vetem qe te plotesohet rima, del midis injoranteve si kenga me e mire se "Per ty atdhe" e Mentor Xhemalit. Dhe o burra, kendoni ne festa e ne stadiume, ne ceremoni politike e diplomatike-Xhamadanin vija vija ( vetem keshtu nuk e ka Shqiperia), mund ta kete Serbia apo Rusia..... Porllollo, tallava, hyp zdryp.....

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Per kurjozitet e ndigjova kete kenge ne Youtube. Melodia asht degjenerim i muzikes shqiptare, nje perzjerje me muzike romsh afro-aziatike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sigurisht, e keni pare numrin e klikimeve ne youtube te videos zyrtare?? Me vjen mire qe znj. Tare ka shkruar kete koment.

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe Ilva Tare  po kerkon ndihmen e faljen e Zotit?

Submitted by bbb (not verified) on

Mjafton te shikosh se cfare emra kengetaresh kemi tani si Valon Suma, dhe e kutpon se ku eshte katandisur arti yne...

Submitted by Gjergji (not verified) on

O Zot, keta shqiptare, qe u ka hipur deliri i madheshtise mediatike, si I. Tare, Muç Nano e komentaret pas tyre, nuk kane se çfare te bejne e kane rene ne te thella. Ata merren me politike, se pari, me Zotin, me kenget e ku di une. Mire se I. Tare e Muç Nano, tallin b..., se paguhen per tallavatë e tyre gazetareske, po ç'duam ne te tjeret qe e beme trurin uje, duke menduar per te ndryshuar boten. Ju, o komentare te hazdisur, nuk kenin nojmen per tallavate e Nano Tares, se ata tallin trapin me juve e ne, duke u e na vene ne rresht, per te komentuar hajvanlleqet e tyre, se po te jete per mendim e mbajne per vete ata qe s'flasin.  Keta jane tellallo-budalla-mercenaret e Rama-Berisha-Nano-Gjinush-Gjeles...e shurres se peles. Me te keqinj se dinastia komunisto-demokrate jane anal-istet Nano, Tare, Stefani, Fevziu, Bushati, Çili, Zheji e kopeja e ujqerve, qe sipas ulerimes edhe paguhen...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.