Ilir Yzeiri flet për Kokëdhimën dhe kujton një takim të panjohur të Koços me Berishën në vitin 2000

Postuar në 12 Maj, 2013 09:54

Ilir Yzeiri i është kundërvënë fushatës kundër Koço Kokëdhimës, dhe ka bërë ndonjë saktësim apo përgënjeshtrim të pretendimeve mbi numrin 3 të listës së kandidatëve socialistë të Vlorës. Këtë gjë e ka bërë mbi bazën e përvojës dhe njohjes personale me Koçon, dhe të gjitha i ka shkruar në një artikull të publikuar në Shqipin e sotëm.

Kastriot Islami është shprehur lidhur me Kokëdhimën duke lënë të kuptohet se ka qenë një nxënës i dobët në vitet e universitetit, por Yzeiri kujton: “Me Koço Kokëdhimën kemi qenë bashkë studentë në të njëjtën periudhë, 1979-1983. Edhe godinat i kemi pasur ngjitur, 12-a ishte e Fakultetit të Shkencave dhe 13-a e Filologjisë. Në atë kohë në Qytetin Studenti ishte edhe biblioteka e kinoklubit “Studenti” që, për shkak se shfrytëzohej nga studentët e matematikës, thirrej edhe “peshkopatë”, në kuptimin që peshkopata ishte vendi i zymtë ku studiohej ditë dhe natë. Njeriu që e hapte dhe e mbyllte peshkopatën, ishte Koço Kokëdhima, studenti i matematikës, që njihej nga të gjithë si një ndër më të mirët e kohës.”

Por dëshmia më interesante është ajo që ka të bëjë me një takim të Koços me Berishën në një kohë që ky i fundit ish i braktisur nga të gjithë. “Në bisedat pa fund [viti 2000] që bënim me Koçon …ai, më se njëherë, më ka thënë se po jetojmë në një situatë të rrezikshme dhe këta (socialistët) duan të eliminojnë opozitën.... Më kujtohet se Koçoja …. më kërkoi mua që të ndërmjetësoja për një takim të tijin me Berishën, i cili ishte tërësisht i izoluar…. Kështu, në një prej ditëve të nëntorit i telefonova Edës, sekretares së Berishës dhe i thashë që Koço Kokëdhima ka dëshirë ta takojë. Ai e priti me kënaqësi këtë kërkesë dhe në një natë të bukur Koço Kokëdhima ngjiti shkallët e PD-së dhe u fut në katin e dytë në zyrën e Berishës. Takimi shkoi shumë mirë dhe pas kësaj Koçoja e ftoi atë që të hanin bashkë një darkë në “Rogner” në mënyrë që ta përdorte daljen e tij si një sfidë ndaj qeverisë socialiste dhe medias që e mbështeste atë dhe t’u tregonte atyre se Berisha, si lider i opozitës, kishte mbështetjen e një pjese të madhe të elitës së biznesit, të intelektualëve, të medias e të shoqërisë civile. Sfida ishte shembullore.”

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/12/kur-kokedhima-ringj...

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Shqiptaret e zgjuar e kuptuan kush ishte Berisha ne vitin 95. Atyre me zgjuarsi normale iu deshen vitet 96-97. &nbsp;Koco beka pjese ne grupin e trete.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po ata qe e kuptuan qe nga 11 dhjetori 1990 &nbsp;e deri ne 1995 (data e zgjedhur prej teje) si duhet t&#39; i quajme?</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

E paske menderosur, more Koco djali! Ne vend qe ti kepuste nje te shtyre ne vorbullen e shkaterrimit qe vete Berisha e krijoi, vajte e i dhe doren qe te vinte perseri Kamxhiku I helmatisur i Millosheviceve'

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>censuruar</p>

Submitted by Rita Shkurt (not verified) on

<p>Iliri shkrete nuk di kujt ti shitet. T egjithe i provoi, askush nuk e bleu. Shpreson edh etani meketo elozhe foshnjarake, por nuk e di se Koçoja ia ka futur te gjitheve dhe do t&#39;ia fuse edhe atij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.