Ikën Wolfarth, vjen Raunig. Të shpresojmë të mos trashëgohet pasioni për qoftet

Postuar në 17 Korrik, 2013 16:38

Ambasadori i OSBE-së  Eugen Wollfarth do të largohet, me sa duket pa pikëlluar njeri. Njeriu që ra në sy për qendrimet “as mish as peshk” dhe që disa gazeta e vinin në lojëm për pasionin e tij për birrën dhe qoftet shqiptare, përfundoi mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Florian Raunig nga Austria është emëruar Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, njoftoi sot Kryesia Ukrainase e OSBE-së dhe do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013.

Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.

Ndryshe nga Berisha që do të mbetet Kryeministër në detyrë deri në shtator, nuk do të jetë Wolfart  por Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së Robert Wilton që do të vazhdojë të jetë Kryetari i saj në detyrëderi në tetor 2013.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.