Hunziker, pushime dhe përkëdhelje

Postuar në 18 Qershor, 2013 06:39

Michelle Hunziker do të bëhet nënë për herë të dytë në vjeshtë të këtij viti, por ndërkohë verën po e kalon në plazh, nën përkëdheljet e partnerit të saj Tommaso Trussardi. 

Showgirl zvicerane po kalon ditë të bukura nën shoqërinë e Tommaso-s dhe miqve të tjerë, ndërsa është fotografuar edhe me qenushen e saj të vogël Lily.

Nëse bebja është djalë, atëherë ai do të quhet Nicola, në nder të babait të Tommaso-s, i cili ndërroi jetë në vitin 1999.

Michelle është nënë edhe e Aurorës, vajzës që erdhi në jetë gjatë martesës që ajo pati me këngëtarin e famshëm italian, Eros Ramazzotti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.