Huffpost.com: Ballkani (dhe Shqipëria e Kosova) në sytë e një “turisti” amerikan

Postuar në 17 Korrik, 2013 15:30

“Zagrebi është alamet qyteti, plot me histori; do të ishte mirë të rrinim ca më shumë në atë qytet, por agjenda nuk na lejonte”, thotë në shkrimin e vet të publikuar dje në huffpost.com autori Stewart A. Swerdlow. Ky i fundit ka bërë një udhëtim në Ballkan. S’ka qenë vetëm. Kanë qenë një grup e kanë udhëtuar me makinë nëpër rrugët e gadishullit tonë.

“Beogradi është një qytet i rrëmujshëm dhe si i palidhur. Udhqimi dhe vera serbe ishin fantastike”, shkruan ai për stacionin e dytë të tour-it të tij. Po pastaj? Pastaj vjen Kosova. “Të kaloje kufirin mes saj e Serbisë ishte e sikletshme. Trafiku në Prishtinë ishte i rënduar; ishte si të ishe në Manhattan në orët e ngarkuara të trafikut, veçse semaforët nuk punonin. Duhet të ketë pará të madhe në Kosovë, pasi njerëzit ishin të veshur mirë, kish ndërtime dhe makina luksoze”, thotë autori.

Në Maqedoni, agjenda e udhëtimit e ka dashur që të ndalen në Ohër, dhe përshtypjet s’janë të mira, me rrugë të ngushta, me kamarierë që s’shërbejnë mirë, etj. Por për Maqedoninë ekzistojnë fjalë të mira: “është një vend i mrekullueshëm”.

Dhe ja, ku hyhet në Shqipërinë e mistershme, me çmime të ulta, me zonat e bukura rurale, me rrugë të ngushta, me shoferë që dinë t’ia dalin në këto rrugë, ku mbajtëset në anë të rrugës si zor të të mbajnë. Po Tirana? “Në Tiranë askush nuk flet anglisht (!!), shqipja është një formë e greqishtes së  vjetër (!!). Është fjala për një qytet të sunduar nga një tollovi e vërtetë, dhe rrugët ku ti ecën ndonjëherë mbyllen papritur, e përpara të del një grumbull plehrash (sic!).“

E në fund autori vijon me Malin e Zi e me Bosnjën.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

une di qe anglisht/italisht fliten nga nje pjese e mire e banoreve te tiranes. shqipja ngjan me greqishten per nje te huaj, por s'ka te bje fare me te pervec termave te ngjashem per shkak te kufirit gjuhesor me greqishten. per te tjerat pastaj ka ca te drejte autori (ca sepse ka qene tendencioz)

Submitted by Koli (not verified) on

per kete turistin vlen shprehja: hedh nje budalla nje gur ne lume, e ne merremi te nxjerrim gurin. Ky turisti eshte idiot. T'i thuash Maqedonise "vend i mrekullueshem" eshte si te quash breshken kafshe e bukur. ...Nejse, ceshtje gustoje. Por eshte injorant sepse s'ka lexuar asgje per Shqiperine dhe gjuhen shqipe te cilen e nxirrka "forme e vjeter e greqishtes". O Zoooooot, ruajna nga injorantet qe duan te duken si te mencur!!!!!!!!!!!!!

Submitted by Daku (not verified) on

Mos u  merrni me budallenj, del njeri dhe shkruan ne nje blog diku gjera pa lidhje dhe rrijne te tere vrasin mendjen cfare behet. Kur thote qe "nuk flet njeri anglisht" i ve kapakun.

Submitted by Nga Amerika (not verified) on

Po sepse te gjithe duhet te flasin anglisht. Nuk të duket pak injorant ky komenti yt zoti turist. Plus amerikanet si gjithnje duhet te ulerijne qe te tjeret nuk flasin gjuhe te huaja sepse per vete flasin a nuk flasin 2-3 fjale te ndonje gjuhe tjeter. Dhe si poliglote qe jane dallojne dhe rrenjet e gjuheve autoktone te Ballkanit.
Ky rrobi i shkrete kam dyshim qe e ka pak te mjergullt logjiken.

Submitted by Shqiptari (not verified) on

E cuditshme, ky ka ardhur deri ne shqiperi dhe ska mesuar dy llafe shqip. Duhet me patjeter ta mesojme ne Anglishten. Pastaj le te shohi Getot e Nju Jorkut se nuk i ka me te bukurat. Amerikanet ia dalin shume bukur te injektojne inferioritet si kjo puna me anglishten.

Submitted by Astrit (not verified) on

Pasaporta, shtetesia, edhe ajo amerikane, nuk e bejne automatikisht nje njeri te kualifikuar per vemendje. Ne cdo vend, gjenden nje numer shume i madh njerezish te cilet nuk kane as eksperience udhetimesh e as idene se ku apo me cfare mund te krahasohet nje kulture apo menyre jetese.Pa fjale qe Tirana ka kusuret e veta dhe nuk eshte ndonje qytet i bukur. Por konsideratat e hedhura ne ere nga nje kalimtar qe ndoshta del per here te pare nga vendi i vet (vera Serbe apo ballkanike shume e mire? Cfare uthulle ka pire me pare ky zotni?) nuk meritojne shume vemendje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.