Hudgens mahnit në premierë

Postuar në 18 Korrik, 2013 15:14

Vanessa Hudgens u shfaq e mahnitëshme në premierën e filmit të saj të fundit, “Frozen Ground” në Londër. 

Aktorja 24-vjeçare kishte zgjedhur një fustan transparent për të veshur në këtë premierë dhe gjatë kalimit në tapetin e kuq, eklipsoi pjesëmarrësit e tjerë në mbrëmjen gala. 

Hudgens luan rolin e një adoleshenteje prostitutë në filmin thriller, “Frozen Ground”, ku përkrah ka Nicholas Cage dhe Nathalie Emmanuel. 24-vjeçarja tha se ka qenë një ëndërr e saj luajta e roleve të vështira nëpër film dhe se me “Frozen” ishte plotësuar një pjesë e kësaj ëndrre. Ajo tha se kishte mbetur e kënaqur nga dy rolet e saj më të fundit, që të dy role që kritika i vendos në kategorinë për “aktorët kurajozë”. Para “Frozen Ground” 24-vjeçarja luajti rolin e një studenteje të varur nga droga dhe seksi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.