Homazhe për Karamuçën të djelën, ora 10-12, tek vendi i grevës së urisë

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 11:34

Sot ndërroi jetë ish i përndjekuri politik Shpëtim Karamuça, 73 vjeçari që ishte një nga protagonistët kryesorë të grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, mbajtur dy muaj më parë. Ai ishte edhe sekretar i AK-së për ish-të përndjekurit politikë. Karamuça vuante nga kanceri në laring. Lajmi bëhet i ditur nga instituti i ish të përndjekurve politikë. Homazhet për Karamuçën do të zhvillohen të djelën, ora 10-12, tek vendi i grevës së urisë te Komuna e Parisit.

Ish i përndjekuri Shpëtim Karamuça, ishte një ndër shembujt tipikë të kësaj shtrese të shoqërisë, i pastrehë, pa pension, i sëmurë rëndë dhe me 26 vite burg politik mbi shpinë.
Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.