Habermas për "The Guardian": "Europa në kurthin e Gjermanisë, Merkel hodhi poshtë brenda një nate postnacionalizmin e ndërtuar në një gjysmë shekull”

Postuar në 16 Korrik, 2015 15:45

Jurgen Habermas, një prej filozofëve më të rëndësishëm europianë dhe mbështetësit e flaktë të Bashkimit Europian kritikon ashpër kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane se me qëndrimin e ashpër ndaj Greqisë dhe vendimin për të ndëshkuar qeverinë e Aleksis Cipras brenda një nate hodhi poshtë përpjekjen e mundimshme të brezave ndër vite për të ndërtuar imazhin e një Gjermanie europiane.
"Kam frikë se qeveria gjermane, përfshirë edhe kahun socialdemokrat humbën brenda një nate të gjithë aksionin politik të një Gjermanie me ndjeshmëri të madhe politike dhe mentalitet postnacionalist që u ndërtua në një gjysmë shekulli"-shkruan Habermas për gazetën britanike "The Guardian".
Sipas tij, Gjermania u vetëprezantua si vendi që imponon disiplinën në kontinent dhe që për herë të parë synoi hapur hegjemoninë në Europë, duke nënvizuar se Bashkimi Europian ndodhet i kapur në një kurth politik.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.