Grexit i dobishëm edhe sipas ish-drejtuesit të BQE, Issing

Postuar në 16 Korrik, 2015 05:33

E përditshmja italiane, “Corriere della Sera” publikon sot një intervistë me Otmar Issing, një nga ish-drejtuesit e Bankës Qendrore Europiane. Temë është kriza greke dhe e ardhmja që ajo po formëson edhe për Eruopën vetë. Issing është i mendimit se Greqia duhet të dilte nga Euro, duke e ndihmuar kuptohet që ta tejkalojë fazën tranzitore. “Duhet të dilte me kohë. Janë humbur shumë para dhe të tjera do të humben”, thotë ai. Kur vjen puna për borxhin e Greqisë, Issing mendon se ai nuk mund të fshihet, pasi pas kësaj BQE nuk do të mund të riniste operacioni financimi për Greqinë. Në planin politik, Issing bën një pohim që hedh dritë mbi pozicionimet e Angela Merkel, kancelares gjermane që është në qendër të vëmendjes këto kohë. “Duhet thënë se Merkel nuk do të arrijë një zgjidhje për të cilën Gjermania dhe Franca nuk janë në të njëjtin krah”, thotë ai.
http://www.corriere.it/economia/15_luglio_16/crisi-greca-l-e...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.