Greqia sot në një ditë të vështirë, parlamenti kaloi ligjin që shkarkon 25 mijë nëpunës publikë

Postuar në 19 Korrik, 2013 03:05

Parlamenti grek, i shtrënguar nga rrethanat dhe presioni ndërkombëtar, ka votuar ligjin për pushimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik. Pardje në mbrëmje u miratuan masat ligjore, me një dallim të vogël në vota. Ky aprovim ishte i nevojshëm, për të zhbllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar, që kapin vlerën prej 7 bilionë euro.Me këtë normë ligjore, caktohen planet për largimin nga puna të 25.000 punëtorëve, kryesisht mësues dhe policë komunal.

Ligji u miratua disa orë para se në Athinë të arrinte për një vizitë ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, që fajësohet nga grekët, si njeriu përgjegjës për këto masa.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.