Fushatë batutash e gjetjesh publicitare (sipas gazetave, të paktën)

Postuar në 13 Maj, 2013 04:03

Fushata e deritashme dominohet nga gjetje të sajuara emotive e nga batutat e lëshuara për të bërë efekt; janë batuta të lëshuara nga të dy krahët, nga të gjithë personazhet, nëpër tubime elektorale, apo nëpër studio televizive. Në të vërtetë, është dhe media, kryesisht gazetat, që kanë një fokusim të veçantë tek kjo lojë “hidh e prit” në distance, apo tek gjetje të tipit publicitar.

Rama ka takuar nënën e vet dje, dhe ka mbledhur dhe nënat e të tjerëve në një aktivitet me rastin e ditës së nënës, dhe të përditshmet kishin veçuar frazat “më kujtohet kur Aneta më tërhiqte veshin”, “si më rrite ti, ashtu do t’u shërbej njerëzve”, etj.

Malaj dje ka qenë duke bërë fushatë në Vlorë, dhe disa gazeta kishin veçaur frazën “votë për socialistët e jo për klientët e Ramës”, të cilën e kishin zgjedhur dhe për titull. Ruçi i është përgjigjur Fatos Nanos, se “betejën e kam me Saliun, e jo me Fatosin”. Ndërkohë ky i fundit ishte shprehur dje se “Ruçi është kufomë politike”. Një herë Bogdani e një herë ndonjë nga çupat e PD-së dalin në konferencë për shtyp për të shpjeguar se pse Rama ia paska mbathur nga Tirana. Berisha, pasi ka prerë një shirit përurimi në Shkodër, është shprehur: Ta lëmë Ramën në autobuzin e tij, ku fatorino është Ben Blushi. Po aty, Berisha u ka thënë shkodranëve: Bëni gjithçka të na jepni mandatin e tetë. Meta në Ersekë është disi më prozaik: T’i themi ‘po’ rotacionit. Etj., etj.

Kjo është fushata, apo kjo është ajo që gazetat shesin për fushatë?

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.