FOTO: Berisha kundron veten në Ipad (gjatë votimit për Nishanin). Dhe "Berisha në Falsbook" - sipas Ditë-s

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 04:25

Në këtë foto shihet kryeministri Sali Berisha i ulur në vendin e tij në Kuvend që kundron - nuk dihet për c'arsye - fytyrën e vet në ekranin e Ipadit të tij. Fotografia është botuar në numrin e sotëm të së përditshmes DITA dhe është shkrepur në 11 qershor 2012 gjatë seancës parlamentare të votimit për Bujar Nishanin si President i ri i Republikës në raundin e katërt të këtij procesi.
E përditshmja në fjalë ka marrë sot në shënjestër atë që po ndodh në faqen Facebook të Berishës. "Berisha në Falsbook" - e titullon DITA kopertinën e saj, duke bërë një lojë fjalësh që lidhet me konstatimin se në profilin e Berishës nuk lejohen jo thjesht sharjet, por as kritikat e shtruara në mënyrë etike që lidhen me probleme reale të vendit. Gazeta ka vënë një grup gazetarësh të shkruajnë në faqen Facebook të kryeministrit  dhe përshkruan "24 orë luftë" me administratorët që fshijnë gjithcka dhe bllokojnë adresat e kritikuesve.

Shkruhet në editorialin e sotëm të gazetës në fjalë:

"Twitteri" ka një gjë, është i njëanshëm, jep direktiva, unë kam nevojë të marr direktiva më shumë sesa të jap…” – tha para dy ditësh në një takim me gazetarët k/ministri Berisha duke “shpjeguar” hapjen e faqes së tij në Facebook si një nevojë pra për “të marrë direktiva”. Ok, por nëse gjykon nga ajo që ndodh në adresën Facebook të Berishës, del se më shumë se një faqe komunikimi qoftë edhe për "direktiva" ajo është një faqe false komunikimi, sepse aty lejohen vetëm lëvdatat, fshihen gjithë kritikat dhe u bllokohet hyrja edhe atyre që dëshirojnë thjesht t'i përcjellin kryeministrit situata të vështira nga zonat ku jetojnë..." Ne.Su.

Comments

Submitted by jani (not verified) on

<p>ketij i ka ikur truri fare ka filluar flet me veten, une habitem me njerzit qe akoma i besojne ketij derdimeni!</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Narcist !!!</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Ore keta punonjesit e Dites jane gazetare apo militante qe postojne ne fb e Berishes .... se kshu duken si te pavarur</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.