Fillon stina e akuzave qeveritare ndaj gazetarëve. Target-i i parë është Carlo Bolino

Postuar në 30 Maj, 2013 04:14

Më 23 maj, Gjykata e Faktit në Tiranë ka gjobitur me 75 mijë euro Carlo Bolinon, financuesin e gazetës Shqiptarja.com, e cila ka qenë qysh në krye të herës – ashtu si gazetaria e Bolinos e zhvilluar deri më sot – jo dhe anti qeveritare. Sipas shqiptares.com, gjyqi është zhvilluar për muaj të tërë pa praninë  e njeriut të akuzuar nga ministri i Republikës Sokol Olldashi, dhe ka konkluduar se këtij të fundit i është bërë një ‘dëm moral’, që i konvertuar në pará rezulton të jetë i barabartë me 75 mijë euro (për një ide të plotë të çështjes mund të lexoni në linkun http://www.shqiptarja.com/home/1/-gjoba-75-mije-euro-bollinos-10-muaj-ne-gjyq-pa-mbrojtje-159526.html).

Përtej thelbit të akuzës apo të vendimit të gjyqit, duhet përmendur se me padinë që ka bërë Olldashi ka përgënjeshtruar dhe pretendimin e qëmotshëm të Berishës, se asnjë zyrtar i qeverisë së tij nuk do të ngrejë padi ndaj gazetarëve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leka (not verified) on

E verteta eshte se kudo ka gjoba te tilla. Nuk duhet harruar se zyrtaret jane edhe njerez si ne, qe fyhen nga nje akuze e padrejte.

Duke e tepruar ne kete pune bie edhe vete vlera e gazetarise, lexuesi e ka te veshtire te marre vesh kush eshte gazetar serioz e kush eshte all yzeirçe qeiu versulen edhe vete ambasadorve me fyerje raciste.

Submitted by Ben (not verified) on

Gazetat e Bolinos dhe shkruesit e tyre,gjithnje kane qene servila dhe te paafte.

Nuk mund ti quaje apo quash gazetare dhe kjo eshte pergjegjesia e Bolinos.

PO....,kush eshte Bolino?

Nje racist dhe vazhdues i politikes se percarjes dhe perfitimit(kuptohet per te mbushur gjepat e vet,kur nuk ka mundesine ti mbushe ne Itali).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.