Eva Longoria lidhet me Ernesto Arguello: Shtypi rozë na bëri të afroheshim në shumë

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:53

Eva Longoria ka konfirmuar se ka nisur një lidhje me biznesmenin 34-vjeçar Ernesto Arguello, i cili ka marrë pjesë në reality të saj “Ready For Love”.

“Besoj se arsyeja pse lidhja jonë është kaq speciale, është fakti se fillimisht ishim miq”, ka rrëfyer 38-vjeçarja për revistën “People”. Çifti është njohur vitin e kaluar në formatin televiziv të drejtuar nga Longoria, të krijuar enkas për të njohur dhe lidhur persona potencialisht të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

Në atë kohë, Arguello ishte i fejuar me ish-Miss America Shandi Finnessey, por marrëdhënia e tyre përfundoi pak kohë më pas. Ndërkohë kronikat rozë flisnin gjithmonë e më shumë për një simpati mes Arguello dhe Longoria, çka duket se i ndihmoi të lidheshin me njëri-tjetrin. “Duhet ta falenderojmë shtypin që na shtyu të shihnin diçka tjetër tek njëri-tjetri që nuk arrinim tra shihnim vetë”, ka thënë aktorja , që pak kohë më parë ka udhëtuar drejt Nikaraguas për të njohur familjen e tij.

“Eva dhe Ernesto janë një çift perfekt, të dy flasin spanjisht, kanë të njëjtin religjion dhe background kulturor. Miqësia e tyre dhe interesi i përbashkët filantropik kanë krijuar bazat e dashurisë së tyre”, ka komentuar një burim pranë tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.