Euro forcohet kundrejt lekut

Postuar në 03 Maj, 2013 13:21

Gjatë javëve të fundit, monedha e përbashkët europiane është forcuar lehtë në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në ditët e fundit të muajit prill, euro arriti edhe vlerën më të lartë për këtë vit, me 140.8 lekë. Ekspertët e këmbimit valutor shprehen se forcimi i euros në këtë periudhë të vitit është një fenomen pak a shumë i zakonshëm sezonal, që lidhet me kërkesën e lartë për valutë në treg. Kjo periudhë e vitit përkon me mbylljen e bilanceve të korporatave të huaja dhe me transferimin e fitimeve për tek aksionerët e tyre jashtë Shqipërisë. Fitimet konvertohen në euro në tregun valutor, çka sjell rritje të kërkesës dhe forcim të monedhës së përbashkët europiane ndaj lekut. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.