Erë e majtë po fryn… Në Çeki, kandidati i majtë fiton raundin e parë të presidencialeve!

Postuar në 13 Janar, 2013 08:30

 

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve tregojnë se kryeministri i majtë i Republikës Çeke, Milos Zeman ka fituar me 1 të 4 e votave raundin e parë të zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale, njofton Zëri i Amerikës. Z. Zeman, do të ndeshë në konkurencë të fortë në raundin e dytë për të zëvendësuar presidentin euro skeptik, Vaclav Klaus. 
Kjo ishte hera e parë që një president çek zgjidhet me vota popullore që nga ndarja e Çekosllovakisë  në Sllovaki dhe Republikën Çeke në vitin 1993. Në të kaluarën, presidenti zgjidhej nga parlamenti i vendit.
Ish kryeministri mund të presë një sfidë të madhe nga ministri i Jashtëm pro evropian, 75-vjeçari Karl Schwarzenberg, i cili doli i dyti me 23 përqind të votave.
Rezultatet janë më të dobëta për ish kryeministrin Jan Fisher. Biri i një të mbijetuari të Holokaustit donte të bëhej presidenti i parë hebre i zgjedhur drejtpërdrejt në Evropë.
Një tjetër kandidat, kompozitori i operës, piktori dhe profesori i arteve skenike, Vladimir Franz, nuk arriti të marrë pjesë në raundin e dytë.
Megjithëse me një rol kryesisht ceremonial, presidenti ushtron ndikimin e tij politik në një kohë kur Republika Çeke përpiqet të kapërcejë rënin ekonomike dhe një nivel papunësie prej më shumë se nëntë përqind.

Duket se kriza ka bërë që erërat e majta të fryjnë në Evropë. A do të ndjekë Shqipëria të njëjtin fat? Pyetja se “sa i majtë duhet të jesh për të fituar në Shqipëri” duket se ende nuk shtrohet para elektoratit shqiptar.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Fry moj ere e Cekosllovakise,</p><p>qe heret ne mengjez,</p>

Submitted by myzeqari (not verified) on

<p>Artikulli, eshte deri diku i sakte, por duhet shtuar se Miloš Zeman, perpara se te jete i majte, njihet si nje politikan populist, dhe me lidhje te forta me Mosken. Sigurisht eshte mjaft popullor, pasi njihet si babaxhan, dhe ironik me kundershtaret. Eshte nje kundershtues i rrepte i ceshtjes shqiptare dhe pavaresise se Kosoves. Madje e ka perdorur shpesh kete arme ndaj Karel Schwarzenbergut, i cili perpos faktit qe eshte nje aristokrat, nga nje dere e madhe e aristokracise, eshte nje proamerikan,&acute;ndjekes i politikes se Vaclav Havelit, dhe nje europian i klasit te pare. Sigurisht dueli do jete i forte, pasi kriza ekonomike, dhe faktore te tjere politik, nuk jane ne favor te Shwarzenbergut, por mbeshtetja qe ai gezon tek rinia, artistet, etj, besoj qe do i fitoje keto zgjedhje. Nuk behet fjale per nje kthim kursi &quot;i majte&quot; i &quot;djathte&quot; ne Ceki. Keto jane zgjedhje presidenciale, dhe me teper zgjidhet personi, sesa programi i tij politik.Duhet thene, qe ceket, kane nje lidhje te forte me presidentin, te cilin e shohin si figure morale, bashkuese, dhe deri diku si njeriu i cili simbolizon shpirtin e kombit te tyre. Zgjedhjet u quajten nje feste e demokracise, dhe kundershtaret shpesh benin shaka me njeri-tjetrin.Ah, me duhet te shtoj se votat u numeruan per me pak se 3 ore. Rreth&nbsp;6 milione vota.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.