Egjypti është i ndarë më dysh; perspektiva e vendit është e errët

Postuar në 10 Korrik, 2013 11:07

Duhen nja 15 minuta me makinë për të bërë rrugën nga sheshi Tahrir në qendër të Kairos deri në sheshin ‘Raba'a al-Adaweya’. Në sheshin e parë, sheshin e njohur të revolucionit, mblidhen çdo ditë mijra vetë në mbështetje të regjimit “laik e liberal” ushtarak, që rrëzoi Presidentin e zgjedhur me votë, islamikun Morsi. Në sheshin tjetër mblidhen njerëzit e Vëllazërisë Myslimane, disa mijra dhe ata, duke mbajtur në duar fotografitë e Morsi-t.  Janë dy sheshe që nuk komunikojnë, dhe që e urrejnë, njëri-tjetrin.

Askush nuk e di se ç’do të ndodhë me Egjyptin në ditët në vijim. Dikush ka shpresa se muaji i Ramazanit, që starton pikërisht sot, do t’i bëjë egjyptianët më të shtruar, më të paqtë e më mendjekthjellët, por ka pak gjasa, pasi ndarja mes njerëzve të të dy shesheve është e thellë,  shumë e thellë.  

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.