Egjipt, lëvizje të shpejta për të luftuar krizën. “Vëllazëria…” nën arreste të shumta

Postuar në 10 Korrik, 2013 08:57

Presidenca e përkohshme e Egjiptit mbështetur nga ushtria u zhvendos për të zbatuar një tranzicion të shpejtë dje, me emërimin e ekonomistit Hazem el-Beblawi si kryeministër dhe liderit të njohur ndërkombëtarisht të opozitës, Mohamed ElBaradei, si zëvendës-president.

Prokurorët egjiptianë urdhëruan arrestimin e kryetarit të “Vëllazërisë Muslimane”, Mohammed Badie (në foto) me akuzën e nxitjes së protestave të dhunshme në vend, njoftojnë mediat sot. Të hënën mbështetësit e “Vëllazërisë Muslimane” sulmuan një kazermë ushtarake, ushtria hapi zjarr ndaj protestuesve dhe të paktën 51 persona u raportuan të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Dhjetra drejtues të tjetrë të “Vëllazërisë” janë arrestuar tashmë, ndërsa për shumë të tjerë, deri tek drejtuesit lokalë të kësaj lëvizje, ekzistojnë urdhër-arreste.

Aktualisht Badie ndodhet ende në Kajro i mbrojtur nga truprojat e tij. Lajmi i transmetuar nga televizioni shtetëror për arrestimin e tij ka nxitur frikën për përshkallëzim të dhunës në vend. Badie ka bërë thirrje për protesta deri në rikthimin e Mohammed Morsi-t në pushtet, suipas Top Channel.

Urdhër-arresti për të mbërrin në një kohë kur kryeministri i përkohëshëm po bën përpjekjet për formimin e qeverisë së re të vendit. Ai ka ftuar në bisedime të gjitha palët, por këto bisedime janë bojkotuar si nga “Vëllazëria Muslimane” ashtu edhe nga liberalët.

ja.se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.