Dy ditë pasi merr detyrën, jep dorëheqjen i dërguari i Kosovës në Beograd. Shkaku? Mospajtimi me Thaçin

Postuar në 20 Qershor, 2013 01:35

Sipas “Zërit të Amerikës” Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd, Lulzim Peci, vetëm dy ditë pas fillimit të punës, dha dorëheqje nga ky post. Në një letër dërguar presidentes së Kosovës, ai thekson se jep dorëheqje të pakthyeshme nga shërbimi diplomatik i Kosovës.

“Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njohë pavarësinë e vendit tonë”, thuhet në letrën e zotit Peci.

Ai më tej shpreh bindjen se siç thuhet “politika shtetërore e vendit tonë në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”.

Shkëmbimi i zyrtarëve është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Lulzim Peci asht dergue si diplomat ne Beograd, jo per te shprehe bindjet e tij, por per te perfaqesue linjen e marreveshtjes Serbi-Kosove simbas politikes se BE-s.</p><p>Ne qoftese Lulzim Peci ka bindje te kunderta me detyren qe i ashtngarkue, ai ka ba shume mire qe ka dhane dore-heqjen. Aty do te dergohet nji tjeter qe e kryen ate detyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.