Duam përgjigjen e Berishës për pasuritë e familjes, jo skenarë me "grupe armiqësore" - shkruan Stefani
Kryeministri Berisha la me gojë hapur jo pak njerëz kur, gjatë një konference shtypi iu shmang të përgjigjej troç lidhur me të ardhurat e pjesëtarëve të familjes së tij - e hap editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP, Andrea Stefani. Pyetja Berishës erdhi pas akuzave për honorare prej rreth 11 mijë USD në muaj (mbi 100 mijë USD në vit) që vajza e Kryeministrit ka deklaruar si të ardhura nga mësimdhënia. Si u përgjigj Beisha?
Shkruan Stefani: "Për një vend si Shqipëria, ndoshta më i varfëri në rajon, ku paga mesatare e një pedagogu në universitete është shumë herë më e vogël dhe varfëria është në rritje për shkak të krizës, përfitime të tilla nuk mund të mos jenë sensacionale. Ndaj shumëkush pret që Kryeministri, aq më tepër kur në axhendën qeveritare po përflitet shumë për antikorrupsionin, të japë shpjegime mbi ligjshmërinë e këtyre përfitimeve. Por jo, Kryeministri nuk e kishte fare këtë mendje: “Shumë shpejt do të merren vesh arsyet se përse e bëjnë… ke dëgjuar ti reagim? Jo… Se çfarë fshihet prapa këtyre klithmave, absolutisht shpejt do të merret vesh”. Një ligjërim hermetik, zhgënjyes për një politikan që 8 vjet më parë u ringjit në pushtet me flamurin e antikorrupsionit dhe që ndërkohë premton ta bëjë atë përsëri kryeaxhendë të qeverisjes! Se kujt i duhen arsyet se përse opozita ngre akuza të tilla? Kujt i duhen skenarët paranojakë me “grupe armiqësore” që Berisha e ka zakon t’i hedhë në publik sa herë ndihet ligsht? Ajo që do të dijë publiku, dhe mundësisht nga goja e Kryeministrit, është nëse ato janë përfitime të ligjshme. E nëse një Kryeministër nuk ka një përgjigje pozitive, ai nuk do të mund të vazhdonte qeverisjen në asnjë vend ku ekziston minimumi i shtetit ligjor. Dhe deri më sot rezulton se Kryeministrit Berisha nuk e ka një përgjigje të tillë..." A.N.
Stefani i plotë:
Comments
Ne rast se opozita dhe
<p>Ne rast se opozita dhe shoqeria civile jane seriozisht te interesuara per identfikimin dhe denimin e korrupsionit shteteror duhet te mendojne nje strategji ku raste te tilla te qarta korrupsioni dhe shfrytezimi te shtetit, postit, dhe pasurise kombetare nuk do te konsumoheshin si bomba tymce te dites, por te paraqiten te argumentuara, ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur. E ne rast se kjo do te thote qe per ndershkim te pritet deri sa pushteti te nderroje duar, atehere duhet pritur e vepruar si eshte me drejte. </p>
Do te isha dakort me z.
<p> Do te isha dakort me z. Stefani neqoftese e bija e kryeministrit do te kishte ndonje post shteteror dhe kjo shume qe ajo ka deklaruar padyshim qe do te dukej shume qarte qe kishim te benim me korrupsionpor, derisa ajo eshte ne sistemin privat te punesimit atehere jo se dua te mar ne mbrojtje ate, asnjeriu smund ti thuhet se ka bere korrupsion.Do te ishe gjithashtu dakort qe cupa e kryeministrit te akuzohej por per mos pagim taksash mbi te ardhurat dhe jo per sa ka fituar nje privat. Ne qoftese z. Stefani fiton nga shkrimet apo onoraret si analist edhe 1 m iljon euro ne vit bravo i qofte dhe une skam pse te kem inat pse fitoi kaq euro por inat do me vinte qe taksen mbi te ardhurat mos ta pagonte si te gjithe. Mos duhet ti themi Fevziut qe fiton 30 milion ne muaj qe ben korupsion? Jo sepse aq e ka kontraten me TV Klan apo shume e shume gazetare apo analisteve te tjere qe fitojne shuma maramendese sepse aq i kane kontratat.Ne qoftese ajo ka deklaruar 11 mije euro si onorare qe fiton nga mesimdhenia ne muaj atehere eshte shume e lehte ti behet pyetje per kontratat qe ka dhe te shikohet shifra. Di qe shume ministra dhe jo vetem si kur ishte ne pushtet e majta ashtu edhe e djathta marin honorare vetem e vetem sepse bejne pjese ne borde te ndryshem, biles po te shikohet ne deklarimet e tyre te te ardhurave dallohet shume qarte se pjesen me te madhe te te ardhurave e kane thjesht jo nga rroga qe marrin poe nga pjesmarrja neper borde te ndryshme, bile ne kohen qe qeverisnin socialistet ne mos gaboj zv. Ministrja e Financave znj Berberi fitonte rreth 8 milion lek ne muaj si anetare ne 6-7 borde. Ketu edhe mund te vihet pak ne dyshim , megjithate asnjehere smund te akuzohet per korupsion sepse ajo realisht ka qene dhe nuk i ka fshehur te ardhurat. Do te ishe dakort me te gjithe llogjiken e z. Stefani neqoftese nuk do te deklaroheshin fare keto te ardhura sepse ajo te pakten i ka deklaruar por sa politikane dhe jo vetem nuk deklarojne asnje kacidhe, nuk paguajne asnje takse. Ka sa te duash z. Stefani dhe ne fillim filloni me keta dhe shembullin kryesor meqenese jeni edhe gazetar dhe analist dhe mundesine per te shkruajtur e keni ju dhe te gjithe gazetaret e tjere deklaroni ju te paret publikisht ne organet e shtypit ku ju preferoni dhe kete per hire te transparences qe ju gazetaret shpesh here e kerkoni.</p>
Add new comment